• |
ide | kryesore

Viti 2018 në foto/ Protesta, zjarre dhe kriza humanitare

F1, Planet



Një grua u godit me gaz lotsjellës nga një oficer i policisë gjatë një proteste “të veshur me të bardha” kundër rritjes së çmimeve të karburantit, në Bruksel, në dhjetor. Fotografja tha për gruan: “Kur një i ri u kap, një grua e re nxitoi drejt linjës së policisë, duke bërtitur se ai nuk kishte bërë asgjë të keqe … Ajo nuk kishte as jelek.”  

Pasojat e tajfunit Mangkhut në Hong Kong në shtator. Erërat e forta 200km/h dëmtuan ndërtesat dhe duke ‘mbyllën’ qytetin. Tajfuni vrau dhjetëra njerëz në Filipine, përpara se të lëvizte nëpër Kinën jugore.

Lava shpërthen nga një çarje në Haëaii, gjatë shpërthimeve të vullkanit Kilauea në maj. Lava kërcente deri në 230 metra në ajër.

Salah Khashoggi (majtas), djali i madh i gazetarit të vrarë të Arabisë Saudite, Jamal Khashoggi, i jep dorën e princit të kurorës saudite Mohammed bin Salman në tetor. Salah u ftua në takim në Riad për t’u ngushëlluar nga Princi i Kurorës Mohammed. Senati amerikan ka fajësuar princin mbretëror saudit për vrasjen, ndërsa zyrtarët sauditë e mohojnë përfshirjen e familjes mbretërore.

Një pamje nga ajri e një lagjeje në Paradise, e zhdukur nga zjarri më vdekjeprurës i Kalifornisë, në nëntor. Zjarri shkatërroi mijëra shtëpi dhe vrau mbi 80 vetë.

Një nënë jemenase, Nadia Nahari, mban në krahdjalin e saj 5-vjeçar, Abdelrahman Manhash, i cili është i kequshqyer dhe peshon 5kg. Ajo qëndron në një klinikë në lagjen Khokha, në krahinën perëndimore të Hodeidah.

Kancelarja gjermane Angela Merkel diskuton me Presidentin e SHBA, Donald Trump, i rrethuar nga udhëheqës të tjerë botërorë në samitin e G7 në Charlevoix, Kanada, në qershor. Fotografia, e siguruar nga Zyra Shtypi e Qeverisë Gjermane (BPA), u bë virale në mediat sociale.

Producenti i Hollivudit Harvey Ueinstein u dorëzua në polici në Nju Jork në maj pasi u akuzua për përdhunime dhe abuzime seksual, akuza që ai i mohon.

Një burrë lan qeset plastike të trajtuara kimikisht në një kanal që çon në lumin Buriganga në Dhaka, Bangladesh, në qershor. Në vitin 2002, Bangladeshi u bë vendi i parë në botë që ndali qeset plastike, pasi u zbulua se kishin mbytur sistemin e kullimit gjatë përmbytjeve shkatërruese.

Pornostarja Stormy Daniels (Stephanie Clifford) u pa me avokatin e saj, Michael Avenatti (majtas), duke u futur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Nju Jork në prill për një dëshmi  lidhur me Michael Cohen, ish-avokatin personal të Presidentit Donald Trump. Në dhjetor, Cohen u dënua me burg pasi u deklarua fajtor për të bërë një pagesë 130,000 dollarë ($ 102,735) për Znj. Daniels.

Një pamje ajrore nga një helikopter tregon se lëndë dezinfektuese po hidhet në një zonë në Palu, në Indonezi, në një përpjekje për të sterilizuar tokën pas një tërmeti shkatërrues dhe tsunami në shtator, në të cilin vdiqën më shumë se 380 vetë. Zona që shihet në foto ishte e prekur nga lëngëzimi i tokës, në të cilin struktura e tokës humbet forcën, duke shkaktuar që ndërtesat të zhvendosen dhe të shemben.

Një pamje ajrore e Muzeut Kombëtar të Rio de Zhaneiros pas zjarrit të rënë në shtator, duke shkatërruar pothuajse 90% të koleksionit prej 20 milionë artefaktesh. Kritikët fajësuan mungesën e financimit të qeverisë për shkallën e dëmtimit.

Shefi ekzekutiv i Facebook, miliarderi Mark Zuckerberg, dëshmon para Komitetit të Senatit të Tregtisë, Shkencës dhe Transportit dhe Komisionit Gjyqësor të Senatit, në Capitol Hill, Uashington DC, në prill. Zuckerberg tha se një nga keqardhjet e tij më të mëdha ishte ngadalësia e kompanisë për të vepruar kundër dezinformimit të postuar nga rusët gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA.

Ushtarët vendosin kabllo elektrike në shpellën Tham Luang të përmbytur në Tajlandën veriore në qershor, si pjesë e një operacioni të jashtëzakonshëm për të shpëtuar 12 djem dhe trajnerin e tyre të futbollit të bllokuar në sistemin kompleks të shpellës. Grupi u gjet i gjallë i mbërthyer në një prag pas më shumë se dy javësh në shpellë. Të gjithë u liruan në korrik pas një operacioni të rrezikshëm tre-ditor.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un (majtas) dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in (djathtas) mbajnë duart lart në triumfin pas nënshkrimit të Deklaratës së Panmunjom për Paqe, Prosperitet dhe Bashkim të Gadishullit Korean gjatë Samitit ndër-Korean në ‘Shtëpinë e Paqes’ në prill. Takimi ishte takimi i tretë ndër-korean pas ndarjes së gadishullit në vitin 1945.

Presidenti francez Emmanuel Macron kërcen në ajër ndërsa Franca triumfon kundër Kroacisë në finalen e Kupës së Botës së 2018 në stadiumin Luzhniki në Moskë.

Emma Gonzalez (në mes) qëndron me studentë të tjerë nga Shkolla e Mesme Marjory Stoneman Douglas gjatë muajit mars për tubimin: “Marshoni për Jetën Tonë në Uashington. 17 vetë u vranë në shkollën e mesme në Florida. Studentët më pas organizuan një lëvizje politike të mbështetur nga qindra mijëra amerikanë.

Një palestinez argumenton me një ushtar izraelit në tetor gjatë përleshjeve mbi një urdhër izraelit për të mbyllur një shkollë palestineze në qytetin e Saëiyah, në jug të Nablusit, në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Maria Meza (qendër), një azilkërkuese nga Hondurasi, ikën nga gazi lotsjellës me vajzat binjake 5-vjeçare, Saira Mejia Meza (majtas) dhe Cheili Mejia Meza (djathtas), përpara murit kufitar midis SHBA dhe Meksikë, në Tijuanë.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *