• |
ide | kryesore

Afera/ Kush po e merr koncesionin e TEC-it të Vlorës?

Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka ngritur një tjetër pikëpyetje për një tjetër koncesion të qeverisë shqiptare. Sipas tij, Damian Gjiknuri, ministër në ikje i infrastrukturës ka përjashtuar nga gara kompanitë e huaja në mënyrë që fituesi të jetë një shqiptar i paracaktuar, i afërt me kryeministrin Rama.

“Në orët e fundit të vitit 2018, edhe pse i larguar nga ministër, Damian Gjiknuri ka firmosur hapjen e procedurave për dhënien me koncesion të TEC-it të Vlorës. Me zero transparence, Rama dhe Gjiknuri kanë vendosur që TEC-in e Vlorës, i cili ka kushtuar deri tani mbi 120 milionë euro me paratë e shqiptarëve, për t’u ndërtuar e mirëmbajtur, t’ja japin në pronësi për 20 vjet një privati” – thotë Shehaj.

“Detajet e këtij koncensioni do të mësohen në ditët e ardhshme, por ajo që dihet sot është se qeveria kërkon që më datën 15 janar, të gjithë të interesuarit duhet të marrin pjesë në një vizitë në TEC në Vlorë, e cila është e detyrueshme për të marrë pjesë në tender. Se cila kompani e huaj mund të informohet, vlerësojë dhe vendosë brenda 2 javësh në periudhë festash të dërgojë përfaqësues në Vlorë të Shqipërisë, e dinë vetëm Rama dhe Gjiknuri.

Është një histori që përsëritet: pasuritë e vendit, pronat publike dhe paratë publike u jepen klientëve të lidhur me qeverinë, gjoja me “koncesion”, duke rritur me disa fish koston e investimit. Në 15 janar do marrim vesh se cili nga klientët e Edi Ramës do ta marrë këtë dhuratë dhe do të ndajë paratë me “bamirësin” – shkruan Shehaj, njëkohësisht deputet i Vlorës.



10 Comments

  1. dokumentacioni i ketij koncesioni eshte parapergatitur nga vet ai qe qeveria e ka te paracaktuar qe do e fitoj , prandaj nuk vjen asnje kompani e huaj ne shqiperi.
    PD , LSI , PS punojne vetem per interesat e veta dhe nuk lejojne asnje biznes te huaj ne shqiperi

    1. Po ky Agron Shehaj, pse nuk ben nje oferte per ta marre ate tecin ? Ai nuk eshte i huaj.
      Let te japi oferten me te mire dhe pastaj te shohim nese ato qe thote ky jane te verteta.

      Edhe une jam i mendimit se sektore strategjike si energjia nuk duhet tju jepen te huajve.

      U be nje gabim i madh me aeroportin e Rinasit saqe edhe sot qe flasim po paguajme gabimet e lidhes se asaj kontrate ‘monopol’.

      Te shohim se si do shkoje ky muhabet. Por sido qe te shkoje keta te PDs do ta gjejne nje arsye te bertasin per korrupsjon.

  2. Nuk kuptoj nje gje, qe ne gjithe kete zallamahi te krijuar, ku skandalet e korrupsionit te denoncuara tashme, dhe te vertetuara si afera te pastra, pa u sqaruar keto raste, te nxitohet me procedura te dyshimta jo per pak, por plot 57 milion euro. I njejti minister, e njejta skeme, mbushur plot me dyshime dhe mister.
    Me keto qe kane ndodhur, jam i sigurt qe dhe kjo do dale si nje gare tenderimi me nje biznes te vetem, lokal , qe sdo kete asnje eksperience ne kete fushe, dhe do jete krijuar se fundmi.
    Vini pasuri pafund, vidhni si te pangopur, dhe nuk ju trembet syri. Koha do e tregoj qe keni bere llogarite gabim. Jo cdo gje mund te blihet. Leku madh do e haj te zotin kesaj rradhe.

  3. Klasa politike ne shqiperi, pervec hajdutllikut pa kufi, karakterizohet dhe nga injoranca pa limit. I vetmi vend ne europe qe nuk kemi hekurudhe. Hekurudha qe do behet Tirane-Rinas-Durres, ka perfunduar si procedure por nuk shpallet , pasi eshte nje kompani e sajuar e huaj fantazem tip DH, por qe ne fakt eshte nje kompani e njohur per lidhjet me partite, njelloj si puna e tenderit te unaza e re…maskarallik e hajdutllik rekord

  4. ore manall ,aty ishte hekurudha por e plackiten ata qe flasin me YYY dhe OOO,i shiten shinat per skrap,ka punuar nje rini e tere per ato hekurudha shkonoi dhe vini ata studente qe te protestojne poshte K/min, qe daun kazma dhe lopata per transhe.E shaprtalluat njeriun dhe tani na mbani ligjerata teorike sikir keni zbritur nga hena.Halera dhe bij halersh do te ngeleni.Kurse ata qe pasurohen i lumte suma ,pse doni qe me pjate ne dore te tregojne se si fituan tenederin.Vetem nje idiot qe rri tek mami flet keshtu.Ate mut hengrem ate ere do te vime.

  5. Skandalet financiare te Rilindjes nuk kane te sosur. Lexova diku tjeter reagimin e ministrise se Damian Gjiknurit.
    Mu kujtua menjehere teatri, unaza re, inceneratoret etj etj. E njejta propogande.
    Duam ta veme ne pune , thone per termocentralin e Vlores se keshtu si eshte , kerkon vetem leke per mirembajtje.
    Ne po kerkojme te besh transparencen e procedures. Po jep 57 mikion leke taksa te qytetareve, dhe jane paret e Kristaqit.
    Degjojme ca shifra , dhe na krijohet pershtypja qe Shqiperia qenka e pasur.
    Hiqini duart nga leket e shqiptareve.
    Jeni te kapur ne flagrance ne vjedhje.
    Ju jeni per ne burg, nuk mund te tenderoni apo kepni koncensione te tjera ne miliona euro, sepse tashme jeni te diskredituar, te konsumuar , te pabesueshem. Insistimi per te vazhduar te njejten skeme grabitjeje, ju dekonspiron si njerez te pangopur, qe po punoni si per dite te fundit.

  6. Historia e ketij tec do jete si ajo e Armos, qe eshte kthyer ne nje grope thithese per shtetin, dhe ku fitojne vetem klientet e kryeministrit. Mblidh leket, futu deri ne fyt ne borxh me shtetin, dhe prape vazhdojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *