• |
ide | kryesore

(FOTO) 2019 vjen me reshje bore, ‘zbardhet’ vendi

Kryesore, Lajme



Veriu, disa zona të rajonit qëndror të vendit dhe jugu, janë zbardhur nga bora.

Reshje bore ka pasur në qarqet Kukës, Dibër, Shkodër e Tropojë, rrethinat kodrinore të Tiranës, dhe në Korçë e Gjirokastër.

Autoriteti Rrugor Shiqptar njoftoi se ka plot akse në vend ku është i nevojshëm kalimi me zinxhirë.

Qarku i Korçës, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Liqenas-Doganë Goricë; Qarku i Kukësit, Lusen-Domej dhe jo vetëm.

Në akset e Dibrës, Kuben-Vasie, vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Në aksin Ura e Cerenecit-Stebleve, bora arrin trashësinë 15 cm. Po punohet me fadroma për pastrimin dhe kriposjen.  Aksi rrugor Kukës-Peshkopi kalohet me vështirësi për shkak të reshjeve .Në fshatrat Ostren dhe Zalldardh raportohet se ka probleme të theksuara në qarkullim të mjeteve.

Në akset e Kukësit, Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, po punohet për pastrim dhe kriposje. Këtu qarkullimi kryhet pa problem.

Në Rajonin Qendror Tiranë, në akset e Dajtit ka reshje të pakta bore dhe prezencë akulli. Në segmentet fundore Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në aksin Librazhd-Stebleve, në segmentin fundor të tij në Lunik – Stebleve, ka rresh 15 cm borë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

 Në Gjirokastër dhe Korçë duhet udhëtuar me zinxirë. Qafë Thana është mbuluar nga dëbora dhe akulli.

Nga dita e nesërme pritet që të shtohen reshjet dhe ngricat në zonat malore të vendit, edhe në pjesën juglindore.

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *