• |
ide | kryesore

Heidi Klum i kërkon falje Drake, ‘E gjeta dashurinë time’

Paparazzi, Slider



Heidi ishte e ftuar sërish në “The Ellen DeGeneres Show”, aty ku nisi gjithçka më pak se një vit më parë, dhe tregoi se ajo i kishte kërkuar falje reperit për gjithçka ndodhi. Në fakt, ai ja kishte dërguar mesazhin vetëm një javë pasi ajo kishte njohur atë që tani është i fejuari i modeles, prandaj nuk është se Drake kishte bërë ndonjë gjë gabim që nuk kishte marrë një përgjigje, për këtë arsye Klum ndjeu se ishte e nevojshme që ti kërkonte ndjesë. Gjithashtu ajo tregoi se si kishte qenë reagimi i tij pasi i kishte kërkuar të falur.

Oh Drake, mirëserdhe në botën e cunave që ja lenë seen. I ftohtë reperi i hitit “God’s Plan” në reagimin e tij, ndoshta është mërzitur pak me veten që nuk e shfrytëzoi mundësinë kur duhej. Kujtojmë që kjo ishte ajo që tha modelja para disa muajsh: “Më fal Drake! U vonove, u harrove! E ke parasysh çfarë dua të them? Ishe një javë me vonesë, unë nuk ta kisha as numrin. Në fakt as ai nuk e kishte numrin tim, por dikush që njoh unë e njeh atë dhe besoj se nëpërmjet atij e ka marrë. Dhe kur më shkruajti mendova “O zot sa e çuditshme”. Gjithsesi nuk i ktheva përgjigje, sepse e kisha gjetur dashurinë e jetës.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *