• |
ide | kryesore

Pushime për Vitin e Ri? Cristiano Ronaldo dhe i biri stërviten në shkretëtirë

Sport



Stërvitje edhe për pushime! Cristiano Ronaldo nuk ndalet kurrë e, mbi të gjitha, nuk resht së tërhequri pas vetes gjithë grupin: gjithnjë i pari, edhe kur mes shokëve të punës është i biri. Sulmuesi i Juventus është me pushime në Dubai, por nuk humb asnjëherë rastin për tu mbajtur në formë ashtu si e dëshmon edhe postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram me videon e një vrapimi në mbrëmje nëpër shkretëtirë, në shoqërinë e miqve dhe të trashëgimtarit.

Edhe këtu, ku nuk ka garë, portugezi e nxit: “Ecim se është ritëm i mirë…”. Sigurisht, si ritmi i Juventusit të tij që ka hedhur sytë drejt objektivave të reja, falë edhe kontributit të CR7.

View this post on Instagram

Desert Night Run!!????

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *