• |
ide | kryesore

Sharapova kampione edhe në stil: “Do bëhesh teniste e madhe”, kundërshtares së dëmtuar

Sport



Maria Sharapova, bukuroshja siberiane, e cilësuar si e akullt, vetëm e tillë nuk rezultoi në Shenzhen, duke i befasuar të gjithë. Kampionia ruse ka ngushëlluar kundërshtaren, 17 vjecaren kineze Xinyu Wang, që u detyruar të dorëzohej për një problem fizik: “Nëse luan si këtë ndeshje, do të bëhesh numri 1 në botë. Të jesh e sigurtë”. Kundërshtarja e re, për më tepër, ishte një set në avantazh në momentin kur braktisi turneun në të cilin ishte futur përmes “wild card”.

Wang kishte bërë një debutim spektakolar, duke mundur në ndeshjen hapëse bashkëkombasen Xun. Kundër 31vjecares ruse po përsëriste suksesin, por në setin e dytë, ku gjithashtu ishte në avantazh, u detyrua të tërhiqej për shkak të dhimbjes së fortë në këmbën e majtë.

Sharapova nuk ka pritur asnjë moment, por menjëherë ka ngushëlluar kudnërshtaren e pafat. Fillimisht me një batutë (“Tërheqjet ta shpifin”), pastaj me parashikimin për të ardhmen: “Kujdesu për veten. Do bëhesh e madhe, nëse luan si këtë herë”. Kinezja është larguar nga fusha e emocionuar, mes duartrokitjesh. Ato që platea e rrjeteve sociale ia ka dhënë unanimisht Sharapovës: zemra e akullt të paktën njëherë u shkri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *