• |
ide | kryesore

Tabaku: Qeveria po ndryshon fasadën, por mbetet e njëjta mollë e kalbur

Lajme, Të fundit



Ndryshimet në qeveri, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i ka cilësuar si thjeshtë fasadë, pasi në thelb asgjë nuk ka ndryshuar në mënyrën e funksionimit. Për Tabakun modeli i qeverisjes është i njëjtë, qeveria mbetet e njëjta mollë e kalbur.

Më tej, Tabaku cek edhe rritjen e taksave të pronës për bizneset dhe për familjet. Sipas saj, rritja e taksës do të ndikojë në mbylljen e më shumë se 60 bizneseve në ditë.

Jorida Tabaku u shpreh:

“Sado që kryeministri përpiqet të ndryshojë fasadën e qeverisjes ajo është e kalbur së brendshmi. Zëvendësimi i ministrave nuk zgjidh asgjë pasi filozofia drejtuese e qeverisë dhe kryeministrit nuk ka ndryshuar. Përkundrazi, rrethi është bërë edhe më shumë personal duke shkuar kësisoj në një qorsokak edhe më të rrezikshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në janarin 2019 bizneset dhe qytetarët do të paguajne taksën e rritur të pronës. Mbi 100 mijë biznese dhe gjithashtu të gjitha familjet shqiptare do të detyrohen të paguajnë një taksë të rritur mbi pronën për të mbushur arkën e PPP-ve që qeveria do të shpërndajë. Rritja e taksave 2 deri në 4 herë për të gjitha bizneset rrezikon të rrisë numrin e bizneseve të mbyllura në mbi 60 biznese në ditë.

Në këto ditë, kur qeveria ndryshon makiazhin dhe vendos një fasadë të re ajo vazhdon të jetë e njëjta mollë e kalbur që po helmon me taksa të larta dhe PPP qytetarët e vendit” .



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *