• |
ide | kryesore

Trump kënaqet nga mungesa e popullaritetit në Europë: Tregon që po e bëj punën si duhet

Lajme, Të fundit



Presidenti amerikan Donald Trump, në mbledhjen e parë të kabinetit për vitin 2019 ka folur dhe për mungesën e popullaritetit në Europë.

Trump është shprehur për gazetarët se Europa duhet ta trajtoj Amerikën më me ndershmëri.
“Unë prandaj u zgjodha”, tha Trump, duke përsëritur se vendet europiane duhet të vijojnë të rrisin shpenzimet në ushtri, një çështje që ai e ka përmendur shpesh kur flitet për financimin e NATO-s dhe mbrojtjen e sigurisë në Europë.

“Unë nuk duhet të jem popullor në Europë. Nëse do të isha i tillë, kjo do të tregonte se nuk po e bëja siç duhej punën time”, tha Trump.
Sipas Trump, Europa nuk po tregohet e ndershme ndaj Amerikës si në tregti edhe në mbrojtje.

Ai fajësoi gjithashtu dhe presidentët e mëparshëm amerikanë, që kishin paguar më shumë për sigurinë e vendeve të tjera.

“Gjermania paguan 1 për qind të PBB-së, ndërsa duhet të paguajnë 4 për qind”, tha Trump, duke iu referuar shpenzimeve gjermane në mbrojtje.
Nga një sondazh i bërë së fundmi, besimi te Trump në Europë ka rënë ndjeshëm.
Vetëm 10 për qind e gjermanëve, 9 për qind e francezëve, 7 për qind e spanjollëve dhe 28 për qind e britanikëve, e shohin lidershipin e Trumpit nën një dritë pozitive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *