• |
ide | kryesore

Video/ City rihap Premier: Guardiola i shkakton Liverpool humbjen e parë sezonale

F1, Sport, Video



Manchester City rihap Premier League dhe e bën në mënyrën më të mirë: 2-1 ndaj Liverpool në ndeshjen titull të javës së 21të kampionatit. Për Të Kuqtë e Jurgen Klopp është humbja e parë sezonale dhe tani Citizens janë vetëm 4 pikë larg

E nisi shumë mirë ndeshjen Liverpool me inteligjencën për të kuptuar se kjo ndeshje, në rast fitore, do të ishte më shumë se një dorë e vendosur tek titulli. Shtylla e ndaloi Manè e Stones spastroi në linjë, duke i dhënë shansin që prisnin Citizens. Nuk ishte rastësi avantazhi i Sergio Agueros me një goditje të fortë me të majtën, pas një depërtimi elegant në zonë.

Klopp nuk do të hiqet dorë lehtë nga ndeshja dhe Liverpool gjithashtu, duke ndezur spektaklin në Etihad. Sulmuesi brazilian Roberto Firmino barazoi rezultatin në minutën e 64, duke kthyer qetësinë në kampin e Të Kuqve: vetëm se provizorisht.

Euforia e skuadrës së Klopp zgjati vetëm 8 minuta, sepse Citizens u përgjigjen menjëherë me golin e Sane. Gjermani shënoi një gol me peshë, duke i dhënë shpresa të mëdha skuadrës së Guardiola në luftën për titull dhe duke zgjidhur përfundimisht një ndeshje delikate.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *