• |
ide | kryesore

Video/ Muriel mbërrin në Firenze: “Unë i mbaj premtimet, tani…”

Sport, Video



Blerja e re e Fiorentinës për sulmin, Luis Muriel, ka mbërritur në Firence. I kthyer në Serinë A pas eksperiencës në Spanjë me fanellën e Seviljes, kolumbiani u përfol shumë për një kalim tek Milan. Madje situata ishte aq e avancuar sa tekniku kuqezi Gattuso e kishte pranuar në konferencë për shtyp ardhjen e mundshme të sulmuesit. Pikërisht për kontradiktat që u krijuan mes klubeve, Muriel ka shpejtuar të sqarojë: “Jam shumë i kënaqur që jam këtu – janë fjalët e tij të para si lojtar vjollcë – Kisha folur prej shumë kohësh me drejtorin, i kisha dhënë fjalën që do të vija këto dhe unë jam nga ata që e mbaj fjalën. Jam këtu apo jo? Kam shumë dëshirë dhe mezi pres ta nis këtë aventurë”.

“Kthimi në Serinë A? – vazhdoi më tej kolumbiani – Për mua është gjë shumë e madhe, është një futboll që e njoh shumë mirë. Nuk e shoh tani të nis dhe të filloj të tregoj gjithçka”.

https://media-video.tccstatic.com/storage/album/water1/d89b323a38f4200fafb9c4a6eb304049-16521-1546455908.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *