• |
ide | kryesore

Vrasja e gazetarit, kërkohet dënim me vdekje për 5 të pandehurit

Planet, Të fundit



Seanca e parë gjyqësore për të dyshuarit në rastin e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, u mbajt në kryeqytetin saudit, Riad, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportuan se Gjykata Penale në Riad mbajti seancën gjyqësore për 11 të pandehur, duke cituar një deklaratë të publikuar nga Prokuroria Publike Saudite.

Prokuroria Publike ka kërkuar dënimin me vdekje për pesë të pandehur.

Khashoggi, një kontribues i “The Washington Post”, u zhduk pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll më 2 tetor.

Pas shpjegimeve të ndryshme kontradiktore, Riadi zyrtar pranoi se Khashoggi u vra brenda ndërtesës së konsullatës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *