• |
ide | kryesore

Vrau të bijën prej lidhjes me afganin, dalin detaje rreth vajzës

Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja rreth vrasjes në Korfuz, ku një baba shqiptar vrau vajzën 28-vjeçare për shkak të lidhjes që kishte me një afgan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Alepu në Korfuz. 28 vjeçarja Anxhelina Petro, ndërroi jetë pas goditjeve të forta që morri me armë të ftohta në kokë.
Dje, paradite vajza ishte shpallur e humbur. Presioni i policisë ka bërë që babai të tregojë se e ka vrarë të bijën për shkak të lidhjes me një djalë nga Afganistani.

Vajza, kishte 13 vite që njihej me të dashurin e saj afgan. Madje qe ai që nisi ta kërkonte ditën e djeshme duke njoftuar më pas dhe policinë.

Anxhelina Petro lindi në maj të vitit 1990, por me të atin u njoh vetëm 13 vjet më parë. Pasi gjetën njëri-tjetrin, atëherë i ati e mori në Korfuz për një jetë më të mirë. Deri në moshën 16 vjeçe, vajza jetonte në Shqipëri.

Kohët e fundit, ajo kishte ikur nga shtëpia dhe bashkëjetonte me të dashurin Ali, në një zonë tjetër të Korfuzit.
Policia ka arrestuar të atin e vajzës. Pritet të bëhet dhe autopsia e trupit të viktimës nga mjekët ligjorë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *