• |
ide | kryesore

Barcelona e çmendur pas Koulibaly: tronditet Napoli nga oferta

Sport



Të gjitha të dhënat të cojnë në një befasi të merkatos, por nga ato që kushtojnë. E ardhmja e Kalidou Koulibaly mund të jetë tek Barcellona, thjesht sepse është e pamundur të thuash jo, nëse oferta për të cilën flet Il Mattino e Napoli të konkretizohet. 120 milionë, kjo është shifra për të cilën flitet e që natyrisht është e pamundur ti thuash jo.

Në fakt, do të ishte një lëvizje garantuese për një thesar të vërtetë në Napoli, e që mund ti lejonte klubit investime të mëdha. Klubi i De Laurentiis po lëviz në prespektivë (Barella, për shembull, e pastaj Kouame e Almendra, apo ëndërra e paperënduar Cavani) por sado e vështirë të jetë si zgjedhje (senegalezi është një ndër pesë mbrojtësit më të fortë në botë) shitja e Koulibaly në këto kushte do të hapte horizonte të reja.

Gjithnjë nëse Barcellona është vërtetë e gatshme për këtë shifër, edhe pse në fakt flitet se mund të nisë një derbi spanjoll me Real, gjë që mund ta favorizojë edhe më shumë Napolin në këtë operacion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *