• |
ide | kryesore

Hysaj i padëshirueshëm në Napoli, Giuffredi “Nëse bezdisim ndonjë e duhet të largohemi, do ta bëjmë”

F1, Sport

Në Napoli duket se nuk ka më vend për Elseid Hysaj. Ardhja e Ancelotti rrëzoi lumturinë e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, që në ndeshjet e para të Champions dhe në dhjetorin e ftohtë, të parë nga pankina. E tani, në merkaton e janarit nuk mund të mos flitet për merkaton, sidomos kur ka shumë gjëra që nuk shkojnë sipas menaxherit të shkodranit, Mario Giuffredi: “Hysaj mund të shkonte me Sarri tek Chelsea, Ancelotti bllokoi gjithcka dhe publikisht ka thënë se do të besonte tek ai. Faktet janë kokëfortë dhe thonë se në 4 ndeshjet e fundit, Hysaj ka luajtur vetëm një e kështu me shumë mundësi nuk është më i rëndësishëm për teknikun. Ndoshta Ancelotti nuk e konsideron më titullar e nëse është kështu, nëse duhet të hapim krahun, do ta bëjmë”.

Deklaratat, Mario Giuffredi, agjenti i mbrojtësit të djathtë shqiptar, i ka bërë për Radio Marte. Hysaj në fakt ka luajtur titullar gati gjithë fazën e parë të kampionatit, ndërsa në Champions League Ancelotti ka preferuar Maksimovic. Nga 11 dhjetori deri më sot, lojtari ka luajtur vetëm kundër Spal, duke parë nga pankina ndeshjet kundër Cagliari, Inter e Bologna: “Nuk meriton – shpjegon agjenti – një trajtim të gabuar, duke parë atë që ka bërë në 3 vitet e fundit në Napoli e duke parë korrektësinë e tij profesionale, kështu që mjafton të jesh i qartë në jetë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.