• |
ide | kryesore

5 shtëpi të dëmtuara nga tërmeti në jug

Lajme



Shtabi i Emergjencave pranë Ministrisë së Mbrojtjes dha detajet e para për termetin e rënë në jug të vendit pasditen e së premtes.

“Me date 04.01.2018 ora 19:26:39 (GTM) Instituti i Gjeoshkences, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitude 4.8 rihter me koordinata 40.05 veri dhe 19.88 lindje me thellësi 27 km me epiqendër ne Borsh.

Nga te dhënat paraprake nuk ka njerez te lenduar por vetem deme materiale ne 5 banesa ne fshatin Kuç. 4 prej banesave kane dëmtime te lehta dhe 1 është dëmtuar me rëndë.

Jemi ne kontakte te vazhdueshme me sallen e policise specialistet e emergjencave civile dhe kryetaret e njësive administrative.

Termeti eshte shoqeruar me nje pasgoditje me magnitude 4 rihter me koordinata 39.95 veri dhe 19.7 lindje me thellesi 33 km dhe epiqender ne detin Jon. Nisur nga te dhenat e deritanishme, nuk paraqitet rrezik per Tsunam.” – thuhet në njoftimin e shtabit të emergjencave pranë ministrisë së Mbrojtjes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *