• |
ide | kryesore

Manchester City jashtë Kupave: UEFA e konfirmon me Yves Leterme

Sport



Lajmi tronditës që vjen nga Anglia shkund ambjentin e Manchester City, duke rikthyer hijen e një përjashtimi të mundshëm nga Kupat e Europës për mos respektim të rregullave të fair play financiar. Yves Leterme, presidenti e shefi i Komitetit të kontrollit financiar të Uefa (CFCB), ka bërë të ditur se nëse zbulimet e Football Leaks ishin të konfirmuara, klubi do të përballet me “dënimin më të rëndë”.

Si raportojnë gazetat britanike Telegraph e Daily Mail, në deklaratat e dhëna për faqen belge ‘Sport And Strategy’ Leterme i referohet dokumentave të 2015 (mbi të gjitha email), sipas të cilave gati 60 milionë stërlina janë derdhur direkt në arkat e klubit në pronësi arabe (Abu Dhabi United Group), që e ka kaluar shumën si pagesë për një sponsorizim nga ana e Etihad.

“Nëse është e vërtetë ajo që është shkruar, mund të jetë një problem serioz. Kjo mund të sjellë dënimin më të rëndë, përjashtimin nga kompeticionet Uefa. Nëse informacioni është i saktë, kjo bie në kundërshtim me atë që është deklaruar. Rregullat e fair play financiar bazohen në një system deklaratash, tre muaj pasi kanë mbyllur llogaritë e tyre, kohë kur duhet të depozitojnë shifrat”, shpjegoi presidenti e shefi investigues i Uefa’s Club Financial Control Body.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *