• |
ide | kryesore

Mariza Ikonomi:Jeta e re në Karaibe

Paparazzi, Slider



Këngëtarja e njohur ka vendosur që të ngrejë një karrierë si aktore jashtë vendit dhe aq shumë i ka pëlqyer sa ka vendosur të largohet për pak kohë nga Shqipëria. “Udhëtova në të gjithë Europën Veriore, ku edhe këndova. Ishte një eksperiencë shumë e bukur dhe po mendoj ta ribëj. Unë e ndjeja që duhej të shkëputesha dhe madje ndiej që ende duhet të shkëputem edhe më gjatë”,- ka thënë këngëtarja.

Por përveçse në muzikë, siç ka zbuluar gjatë udhëtimeve në Europë, ajo ka pasur mundësi të provojë edhe një eksperiencë mjaft të veçantë në teatër. Dhe duket se përveç të këndojë në hotele, aktrimi është puna e re e saj, nëse shohim fotot e fundit që ka postuar nga Spanja, ku pozon me veshjen e Kleopatrës, mesa duket, një nga rolet e saj.

Për Panorama Plus”, Mariza tregoi se aktualisht po jeton në Karaibe, ku dhe po vazhdon karrierën e saj të re jashtë Shqipërisë. Nuk është hera e parë që Mariza provon karrierë jashtë vendit, duke pasur parasysh faktin që para disa vitesh ajo qëndroi ca kohë në Francë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *