• |
ide | kryesore

Shpërthen një sasi eksplozivi pranë një bankomati në Urën Vajgurore

Lajme, Të fundit



Në një bankomat të një prej bankave të nivelit të dytë në qytezën Ura Vajgurore, ka shpërthyer gjatë natës një sasi eksplozivi.

Nga raportimet e deritanishme mësohet se prej shpërthimit ka patur vetëm disa dëme materiale. Policia nuk ka dalë ende me një komunikatë zyrtare për këtë ngjarje.

Ky episod ndodhi në qendër të qytetit. Hetimet po vijojnë për të nxjerrë më tepër detaje rreth autorëve dhe motiveve të tyre. Për shkak se shpërthimi ka ndodhur pranë bankomatit, po shihen edhe kamerat e sigurisë të bankës në fjalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *