• |
ide | kryesore

Skandali i Premier League/ Trajneri e mendoi të dehur, lojtari kishte përdorur kokainë në festën e Krishtlindjes

Sport



Një futbollist anglez është nxjerrë jashtë nga një diskotekë, pasi ka konsumuar kokainë në banjë, gjatë një feste para Krishtlindjes, organizuar nga skuadra e tij pas një ndeshje në transfertë. Lajmin e ka bërë të ditur The Sun, pa bërë emra e duke u limituar thjesht të saktësojë se ylli në fjalë luan “në një klub të Premier League”. Nga sa shkruhet, lojtari është kapur në flagrancë nga një shok “ndërsa thithte kokainë në banjë” e gjysëm ore më pas dukej aq keq sa e detyroi trajnerin e tij të nervozuar ta nxirrte nga prapa lokalit, të merrte mbi shpinë e ta dërgonte në shtëpi me taksi, me bindjen e gabuar se ishte thjesht i dehur .

“Sjellja e futbollistit i ka tronditur të gjithë – ka thënë një i infiltruar i tabloidit – e krijoi një carje brenda dhomave të zhveshjes, ku mes të tjerash ka patur probleme për pjesën më të madhe të sezonit për shkak të rezultateve jo brilante e ky incident erdhi në momentin më të keq e nuk ishte aspak ndihmë”.

Duke i qendruar ende burimit, ylli i paidentifikuar i ishte nënshtruar një kontrolli antidoping një ditë më parë natës në diskotekë, duke rezultuar i pastër, “kështu që e dinte se mund tia hidhte paq”. Ashtu si saktëson artikulli, kush gjendet pozitiv me droga të klasit A rrezikon dy vjet skualifikim nga ana e Football Association.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *