• |
ide | kryesore

Video / Ai momenti kur punonjësit e sigurisë së Manchester City nuk njohin Benjamin Mendy

Arkiva, Sport



Ndërsa Manchester City e ka rrëzuar Liverpool (2-1) për herë të parë këtë sezon në Premier Ligë, në stadiumin Etihad ndodhi një skenë mjaft komike në fund të ndeshjes. Një burrë me xhup ngjyrë portokalli hyn në fushë për të përqafuar Sergio Aguero, një nga golashënuesit e mbrëmjes.

Bëhet fjalë për Benjamin Mendy, anësori i majtë francez, aktualisht i dëmtuar. Problemi: punonjësit e sigurisë të pranishëm në vijën anësore të fushës nuk e njohën menjëherë lojtarin dhe nxituan pas tij për ta ndalur, të bindur se ishte një tifoz që donte të falënderonte lojtarët e Pep Guardiolës.

Sërish i dëmtuar në gju, kampioni i botës 2018 ka luajtur vetëm 11 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon me qytetarët. Kthimi i tij në fushë pritet në fillim të shkurtit nga Pep Guardiola dhe stafi i tij teknik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *