• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zbulohet detaji që lidh Edi Ramën me “The Simpsons”

Syri i Lapsit



Edi Rama njihet tashmë për veshjet e tij ekstravagante dhe kjo nuk përbën më lajm. Çorapet e kuqe, poturet në takime me elektoratin apo në ceremoninë e Ditës së Pavarësisë, atletet e bardha në takime zyrtare ndërkombëtare janë tashmë të njohura. Kjo paraqitje është shoqëruar shpesh edhe nga disa kravata që thotë se i dizenjon vetë. Një e tillë ra në sy edhe në takimin që zhvilloi të premten në një biznes privat për të treguar se kishte bërë namin me uljen e taksave. Kravata e tij (video më poshtë) ishte e mbushur me imazhe të Homer Simpsons personazhi i famshëm serialit të animuar të njohur në mbarë botën “The Simpsons”. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Demokracia eshte rrezikuar deri ne limite nga kjo force politike sekt komunisto isis drejtuar nga njeriu me karakterin e personalitetin me kondravers qe mund te kemi takuar edhe ne jeten e zakonte e le pastaj kete monster te kishim fatkeqsine ta kemi ne krye te qeverisjes . Rama ne vetevete eshte nje qenie sociale qe nuk ngjason me asnje tjeter ne jeten e gjalle ndaj duhet studiuar se cilet kane qene faktoret e ketij mutacioni me pasoja jo thjeshte per ate por familjen rrethin miqsor e shoqeror te tij . Fatkeqsi politike per nje popull te tere. Kesaj fatkeqsie i duhet gjetur sherimi Largimi i tij eshte emergjence Studentet e mbare nje popull duhet te ngrihen ne kembe sa nuk eshte vone Eshte sherbimi me pateriotik qe i behet vendit Te gjithe ne protesta ndaj ketij njeriu famkeq per kete vend

  2. A eshte Rama I vetmi ne
    Qelbistan me te tille rreshkitje psiqike? 80% e popullates nuk jane mire. Kjo gjindje pjell budallenj qe kthehen ne diktarore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *