Teksa ecte në autostradën Fier-Lushnje një automjet është pushtuar nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në Vajkan, rreth orës 09:25.
Shkak i këtij zjarri dyshohet të jetë bërë një shkëndi elektrike në motorin e makinës. Nga flakët, për fat të mirë nuk ka patur asnjë person të lënduar.
“Zjarrëfikësja dhe shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e shkakut të zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.