• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Shihni si policia rrethon studentët e Ekonomikut (VIDEO)

Kryesore, Lajme

Studentët kanë paralajmëruar një tjetër protestë masive ditën e hënë përballë Kryeministrisë. Natyrisht që dalja e tyre sërish në shesh nuk e gëzon qeverinë, prandaj situata ka nisur të tensionohet që dy ditë parë. Sonte në mbrëmje një grup studentësh, rreth 100 vetë, janë bllokuar nga policia private për të hyrë në Fakultetin Ekonomik.


Ata janë kryesisht koordinatorë të protestës dhe mbledhja në auditorët e fakultetit lidhet me organizimin e ditës së hënë. Vetëm një pjesë e studentëve kanë hyrë brenda oborrit të fakultetit, ndërsa pjesa tjetër nuk lejohet. Mësohet se janë rreth 2-3 patrulla policore që kanë rrethuar ndërtesën pas thirrjes për ndihmë nga rojet private.


Këta të fundit u kanë thënë studentëve se dekani Dhori Kule kishte dhënë urdhër për të mos lejuar studentë brenda fakultetit. Me ç’duket në këtë rast dekani i Ekonomikut, Dhori Kule, është rreshtuar me qeverinë për të penguar organizimin e protestës studentore të hënën. Lapsi.al sjell foto dhe video nga ngjarja.

©LAPSI.al

10 Comments

  1. O Zylyf, mos u merr me komente se ke kryetarin tek Mamaqi. Do te te terheqin veshin ne mbledhjen e partise, biles edhe mund te te perhashtojne nga partia

  2. Skiftere cfare duan studentet naten ne fakultet,fakulteti nuk eshte shtepi me Qera qe mund te shkojne kur te duan keta pseudo studente,ne cilen rregullore shkruhet qe studentet ta kthejne fakultetin ne Hanin e Babes

  3. Nje pyetje kam per te gjithe lexuesit e ketij portali si dhe komentueseve sidomos atyre te -Ridhjerjes-;Ne jemi popull i zgjuar me politikane budallenj -apo-popull budalla me politikane maskarenj-sepse nuk po e marim vesh se c’po ndodh ne kete vend?

  4. Do marr me vete motren dhe gruan tende per ca dite ne Rusi mamken do e le tek shtepia e Sales per ti mbajtur shishen kur ti futi stetoskipin doktori o -i pa emeri i Ridhjerjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu