• |
ide | kryesore

Ilir Meta nuk dekreton shkarkimin e Ditmir Bushatit

Kryesore



Presidenti Ilir Meta nuk ka vonuar me dekretimin e emrave të ministrave të shkarkuar dhe atyre të propozuar prej kryeministrit Edi Rama.

Ajo që vihet re është se shkarkimi i ministrit të Jashtëm, Dimir Bushati nuk është dekretuar prej presidentit.

Meta ka dekretuar shkarkimin e 6 ministrave: Nikolla, Ahmetaj, Peleshi, Gjiknuri, Kumbaro dhe zv.ministren Qato.

Në rradhët e ministrave të rinj të dekretuar janë Bledi Çuçi, Eduard Shalsi, Elisa Spiropali. Presidenti i vendit ka dekretuar dhe zv.kryeministrin e ri Erion Braçe.

Në pritje për t’u dekretuar janë emrat e propozuar në postin e ministrit/es: Besa Shahini, Anila Denaj, Genti Caka, Elva Margariti dhe Belinda Balluku.

Mbetet për t’u parë nëse do të dekretohet largimi i Ditmir Bushatit si ministër i Jashtëm dhe nëse do të pranohet emërimi i pesë emrave të tjerë të rinj të cilët kanë mbetur në pritje.

Në bazë të nenit 98 të Kushtetutës, presidenti i Republikës ka afat 7 ditë që të dekretojë ministrat që nga momenti i mbërritjes së propozimeve të bëra nga kryeministri.
Brenda 10 ditësh, është Kuvendi ai që do të votojë më pas dekretin e presidentit.



8 Comments

  1. ne fakt po ta vini re, Rama sa here qe shkon ne kosove ekzaltohet jashte mase dhe kalon ne veprime te cuditshme…. ( nuk e perballon dot presionin ironik ) si duket i japin edhe na i perzierje kokteil, pastaj vjen efekti deri te zgjedhja e ministrit te jashtem ” hajde lujm hapa dollapa”
    Keto dite do zgjidhet edhe Flamur Noka ne nje post me rendesi

  2. Janë tre pikpyetje të mëdha me kosto politike për Shqipërinë, që lidhen me zëvendësimin e Ditmir Bushatit si ministër i jashtëm, me këtë djalin e ri të panjohur që ka përzgjedhur Rama për ministër të jashtëm.
    1- Këtë vit shqiptarët shpresojnë që diçka të lëvizë me proçesin e integrimit në BE.
    Ky ministër i ri i jashtëm, i shton apo i pakëson shpresat për integrim ?
    2- Si një problem i mprehtë kombëtar, kohët e fundit ka dalë ideja e “korigjimit të kufijve” të Kosovës me Serbinë.
    E dijmë që Rama në hije mbështet këtë “korigjim” . Por a mos zgjodhi këtë djalin e ri ministër të jashtëm, pikërisht për të mbështetur pazaret Thaçi-Vuçiq ?
    3- U nisën bisedimet me Greqinë për ndarjen e ujrave bregdetare e nën presionin si të shoqërisë shqiptare, ashtu edhe asaj greke, bisedimet u ndërprenë, e të dy ministrat e jashtëm , Kotziasi grek e shqiptari Bushat tashmë nuk janë më ministra. A mos ka bërë plan Rama që këto bisedime ti vazhdojë vetë me Tciprasin ?
    Këto mund të jenë arsyet që presidenti Meta nuk ka dekretuar akoma largimin nga detyra të ministrit të jashtëm Bushati.

  3. Mbi nje vit president kjo eshte gjeja me e mire qe ka bere like floriri,por a do kete bythe ti shkoje deri ne fund?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *