• |
ide | kryesore

Ky nuk është futboll: penallti për Burnley, lojtari merr vrull e VAR… ndryshon mendje

Sport



Sistemi VAR, Video Assitent Refeere, duket se po i jep një dorë të mirë arbitrave, vetëm se në Angli duhet edhe ca punë për ta aplikuar, sepse duket qartë nga ajo që ndodhi në FA Cup, se sistemi është ende në fazë eksperimentale. Në ndeshjen mes Burnley e Barnsley, ndodhi vërtetë një episod i cuditshëm: në minutën e 20 sulmuesi i vendasve u rrëzua në zonë. Arbitri fërshëlleu penallti e nisi menjëherë rrëmuja e zakonshme e protestave.

Matej Vydra, qendërsulmuesi i Burnley, merr topin e vendos në pikën e bardhë. Numri 27 përqendrohet merr fryme dhe bëhet gati të godasë. Dëgjohet fërshëllima, por pikërisht kur niset për tek topi, arbitri, me sinjalizimin e VAR ndalon gjithcka: nuk është penallti. Sic duket aksioni kishte nisur nga një pozicion jashtë loje. Por mbi të gjitha askush nuk kishte sinjalizuar në ekranin gjigant të stadiumit se aksioni ishte nën kontroll.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *