• |
ide | kryesore

Merkato pa para: vetëm Kukësi dorëlëshuar, të tjerët presin zgjidhje kontratash

F1, Sport



Merkato është hapur dhe të gjithë duan të bëjnë lëvizjet e tyre. Shumë zhurmë, kërkesa për lojtarë, por pak para për të manovruar. E megjithatë goditjet nuk është se kanë munguar në 5 ditët e para të janarit. Kukësi duket më dorëlëshuar, ndërsa të tjerët janë mjaftuar me lojtarë në skadencë kontrate, ose presin ditën kur objektivat e tyre të mund të lirohen nga kontratat.

Ajo që Kukësi bëri me Eduard Rrocën e Vasil Shkurtaj ishte dukshëm një sinjal për ambicjet e tyre për pjesën e mbetur të sezonit. Asgjë e lënë rastësisë: Rroca do të marrë vendin e Shkodrës që ëshjtë I lirë tashmë dhe po flasim për një lojtar që ka më shumë dinamizëm afër portës, atë që kërkon Cungu nga roli. Shkurtaj pastaj ishte dëshira e gjithë klubeve, duke personalizuar sulmuesi ideal të qendrës.

Luftëtari për të zëvendësuar boshllëkun e Shkurtaj ka firmosur me Filin. Sulmuesi, jo tipik i qendrës, zgjidhi kontratën me Skënderbeun, duke u bërë i pari që nis eksodin nga korcarët, edhe pse këtë herë bëhet fjalë vetëm për minuta më shumë lojë.

Partizani ëndërron gjithnjë një sulmues goli, por për momentin mjaftohet me Hysenin, e lënë të lirë nga Flamurtari dhe Fatjon Jusufin, fantazistin e ardhur nga Renova. Bën llogari me laps në dorë Teuta e Shkëmbit, me Frashërin në të djathtë një xhol i vërtetë, ndërsa ëndërra mbetet Arapi. Disi më e komplikuar për ish-Skënderbeunm, ndërsa janë liruar vendet e Gjeorgjevskit dhe Krujës.

Tirana është në kërkim të një mbrojtësi, ndërsa për sulmin duket se do të bëjë lëvizjen më të prishtme: ti besojë Michael Ngoo. Në këtë pikë nuk duket e pavend zgjidhja e kontratës me Blazhevskin. Vetëm 3 gola për 33 vjecarin, që nuk u konfirmua lojtari i rëndësishëm që prisnin bardheblutë. Tani është radha e Shkodrës, Xhekson apo edhe ndonjë tjetëri që të ndryshojnë organikat e skuadrave të Superiores, gjithnjë nëse nuk shpërthejnë ardhjet e të huajve, por edhe ato low coast.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *