• |
ide | kryesore

39 të arrestuar në Rinas, synonin Britaninë me dokumente false

Lajme, Të fundit



Gjatë vitit 2018, në Aeroportin “Nënë Tereza” kaluan rreth 2 milionë e 960 mijë pasagjerë, por gjatë muajit dhjetor është konstatuar edhe një numër i lartë i personave që kanë tentuar të udhëtojnë me dokumente të falsifikuara.

Gjatë kontrolleve të muajit të fundit, agjentët e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan në flagrancë 39 persona. Gjatë verifikimeve për shtetasit në dalje të territorit të Shqipërisë, atyre iu gjetën dokumente të falsifikuara italiane, greke, rumune e bullgjare, me të cilat synonin të kalonin në zonën “Schengen”.

Sipas burimeve, gjatë intervistimit, shumica e personave kanë deklaruar se destinacioni i tyre përfundimtar ishte Britania e Madhe. Personat në fjalë kishin zgjedhur pikërisht këtë periudhë festash, ku në të gjithë aeroportet e vendeve “Schengen”, e jo vetëm, shtohet fluksi i lëvizjeve, me shpresën se do t’iu shpëtonin kontrolleve.

Sipas specialistëve, dokumentet e falsifikuara – të sekustruara tashmë, – rezultojnë të një cilësie të lartë, pothuajse identike me origjinalet. Sipas burimeve policiore, një dokument të tillë në Shqipëri mund ta sigurosh për një shumë që varion nga 300 deri në 500 euro.

Në Aeroportin “Nënë Tereza” janë shtuar prej muajsh kontrollet edhe për frenimin e azilkërkimit, duke rritur ndjeshëm edhe numrin e personave që refuzohen në dalje, pasi nuk plotësojnë kushtet për të udhëtuar në zonën “Schengen”. /Top Channel



2 Comments

  1. ne kohen e mbretit zog shqiptaret shetisnin gjith boten vetem me pasaporte ,qe nga ajo kohe,shqiptaret detyrohen te te shkojne ne migracion ,ne britani ,australi a gjetke apo te bashkohen burri me gruan dhe anasjelltas,me shum saKRIFIcA, ME GJITHA MENYRAT ,E KUR I KAPIN POLIcIA I NALOJNE,DHE MBAJN NEN PRESION ARRESTI GJYGJI,SE KAN PAK DEPRESIONIN E PROBLEMIT FAMILJARE EKONOMIK,VALL KY SHTET QE HIQET SI I ZOTI KETI VENDI PSE NUK JU DEL PERZOT QYTETAREVE TE VET TUA ZGJILLIN PROBLEMET KETU TE MOS SHKOJNE MIGRIM PERDERI SA KJO NENTOKE DHE MBI TOKE I PLOTSON NEVOJAT TONA E NE ANGLI NESE DUAN TE SHKOJNE SI TURIST JO LYPSAR ,PERSE O SHTET NUK JE SHTE TI DALESH PERZOT QYTETAREVE TU,PERSE ,PO E KRIMINALIZONI KET POPULL KAQ GJAT,QE VETEM NE MENYRE TE PALIGJESHME I DUHET TI GJEJ ZGJILLJET ME PAS TE AKUZOHET DHE POSHTEROHET PA NEVOJ, PER cDO PROBLEMATIK NE VEND I KY POPULL DUHET MBAJN QENDRIM NDRYSHE NE PO PERFUNDOJME GJITH TE KRIMINALIZUAR DHE AKUZUAR SI P[OPULL DHE KOMB ,MBASI TE PADREJTIT GJITHNJE NUK DIN TEPROLLOJN TJETER VETEM SE PADREJTESI,JEMI TE LIGJESHEM KESHTU NA KRIJOJ ZOTI ME TE DREJTA NE LIRI DHE KESHTU DUHET TE JETOJME NUK DUHET TE LEJOJME DIKE QE TE NA GRABISE DHE POSHTEROJNE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *