• |
ide | kryesore

Barcelona vuan në Coliseum, por me Messi-Suarez shkëputet në krye

F1, Sport



Konkurentet direkte ulin mbrojtjen dhe Barcelona nuk e humb rastin: sukses në shtëpinë e Getafe, edhe pse me vuajtje, duke nisur tashmë shkëputjen në krye të klasifikimit. Katalanasit e nisin vitin e ri ashtu si kishin mbyllur 2018, duke realizuar fitoren e pestë radhazi. Të njëjtën sjellje ka edhe Lionel Messi, që, pasi shënoi 6 gola në 3 ndeshjet e mëparshme, fiksoi një tjetër sa për të forcuar kryesimin në klasifikimin e golashënuesve, ku komandon me 16.

Getafe bën figurë të mirë, por duhet të dorëzohet në golin e Pleshtit (që shënon golin e parë për blaugrana për të katërtin vit radhazi) e Suarez për rezultatin final 2-1 në favor të katalanasve, që tashmë fluturojnë +5 nga Atletico, +7 nga Sevilla e +10 nga rivalët e përjetshëm të Real Madrid.

E megjithatë Getafe pati forcë të reagojë me golin e Mata 3 minuta nga fundi i pjesës së parë. Pjesa e dytë ishte edhe më e mirë për vendasit, por në 15 minutat e fundit të lojës rrezikuan dy herë të merrnin goditjen e KO nga Messi. Në fund suksesi për skuadrën e Valverde ka mbërritur falë një doze të mirë fati, bashkë me titullin kampion dimri një javë para kohe.

Spain – LaLiga Santander
Eibar 0 – 0 Villarreal
Sevilla 1 – 1 Atletico Madrid
Real Madrid 0 – 2 Real Sociedad
Getafe 1 – 2 Barcelona



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *