• |
ide | kryesore

Britney Spears tërhiqet nga muzika

Paparazzi, Slider



Britney vendosi të shkëputet ngga muzika për një afat kohor  të pacaktuar pasi ka vendosur të përqëndrohet në përmiresimin e shëndetit të babait të saj i cili po vuan nga një sëmundje që po i rrezikon jetën.

Kjo shkëputje do të thotë se koncertet që ajo do të zhvillonte tashmë do të anullohen.

“Po ia dedikoj gjithë fokusin dhe energjinë time familjes. Ne kemi një marrëdhënie shumë të veçantë dhe dua të jem pranë tyre në këtë moment, ashtu siç kanë qenë dhe ata për  mua.

Ju falenderoj të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen në këtë periudhë të vështirë.Ju kërkoj falje për shqetësimin që mund të ju kem shkaktuar dhe mezi pres të ngjitem në skenë të performoj për ju”- është shprehur Britney.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *