• |
ide | kryesore

Detajet/ Si ndodhi aksidenti me 2 viktima dhe 5 të plagosur në Tepelenë

Kryesore, Lajme



Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 18.00 në autostradën Levan-Tepelenë, pranë fshatit Varibob. 2 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë u plagosën. Policia e Fierit zbardhi dinamikën e ngjarjes.

Fillimisht ka qenë një automjet që ka aksidentuar një këmbësor. Në vendin e ngjarjes u afruan për të dhënë ndihmën e tyre pasagjerët e një autobusi të linjës Gjirokastër – Tiranë. Në këtë moment ata janë goditur nga një tjetër automjet tip Opel që tentoi të bëjë një parakalim.

Për pasojë kanë ndërruar jetë në vend Durim Lamaj 50 vjeç banues në Vjosë të Fierit dhe Fetah Shahaj 64 vjeç banues në Tiranë. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.



Në fotot më poshtë është shoferi i automjetit top “Opel” që shkaktoi aksidentin e rëndë. Policia thotë se po punohet për identifikimin e shtetasve të plagosur dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *