• |
ide | kryesore

Drake puth fansen e mitur, reagojnë ndjekësit (Video)

Paparazzi, Slider



Në këtë video, që “The Daily Beast” tregon se është e disa viteve më parë, Drake ka marrë një spektatore në skenë. Ai kërcen me të, i bën një masazh dhe fillon ta puthë në qafë. Më pas ai afrohet pranë shpatullave të saj dhe e prek pranë gjoksit përpara se të largohet dhe ta pyesë sa vjeç është.

Kur vajza përgjigjet se është 17 vjeç, Drake bën shaka duke thënë: “Nuk mund të iki ende në burg! 17? Pse dukesh kështu? Je e bëshme… shihe gjithë këtë.”

“Atëherë shiko, u kënaqa. Nuk e di nëse duhet të ndihem në faj apo jo, por u kënaqa. Më pëlqen mënyra se si gjoksi yt rri në kraharorin tim. Dua thjesht të të falenderoj.”- shprehet ai më pas, dhe i dhuron një puthje.

Epo, e gjithë kjo është cilësuar e papërshtatshme dhe e gabuar. Sigurisht që njerëzit në Twitter filluan menjëherë me sulmet për Drake dhe mënyrën si u soll edhe pasi zbuloi që vajza ishte e mitur.

https://youtu.be/dJb8cB5ZNx0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *