• |
ide | kryesore

EMRAT/ Cilët janë viktimat e aksidentit në Levan – Tepelenë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në autostradën Levan-Tepelenë pranë fshatit Varibob. Sipas policisë dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur. Mësohet se viktimat e aksidentit janë Durim Lamaj 50 vjeç dhe Fetah Shahaj 64 vjeç. Lapsi.al mëson se një nga të plagosurit është në gjendje kome në spital.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se shkak i aksidentit u bë përplasja e një automjeti me një motor. Nga ky aksident nuk ka pasur asgjë serioze, por pasagjerët e një autobusi të ndaluar të linjës Gjirokastër – Tiranë janë afruar për të parë çfarë kishte ndodhur. Në ato momente një tjetër automjet ka goditur pasagjerët e autobusit që ndodheshin në këmbë duke shkaktuar tragjedinë. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe disa ambulanca. ©LAPSI.al




1 Comment

  1. Rruge shume e rrezikshme , jo vetem naten por edhe diten, pa sinjalistiken me elementare
    Ne te gjitha ato tip rrethrrotullimesh te vogla qe ka ajo rruge duhet ndricim, keshtu eshte ne cdo vend te botes
    Ketu kto hajdutet e ARRSH-se dhe ministrise e kane mendjen vetem per tendera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *