• |
ide | kryesore

FA Cup/ City kopjon Spurs: 7-0 ndaj Rotherham, figurë e keqe e Fulham të Ranieri

Sport, Video



Rezultat tenistik për Manchester City e Guardiola në raundin e tretë të FA Cup: 7-0 ën fund, me po aq golashënues, në Etihad kundër modestëve të Rotherham United. Mes sinjaleve pozitive për Citizens është edhe rikthimi në fushë i Mahrez e De Bruyne.

Nuk ishte një ndeshje e vështirë, ajo në FA Cup për Manchester City, por gjithnjë duhej fituar. Kundër Rotherham United serinë e golave e hapi Raheem Sterling, duke shënuar në minutën e 12.

Ndeshje me sens unik duhet thënë, që përpara se Phil Foden të vendoste në siguri rezultatin, me golin e dytë pikërisht përpara mbylljes së pjesës së parë. Manchester City u duk se po shkonte i sigurtë me avantazhin e dy golave në dhomat e zhveshjes, por minutat e fundit të pjesës së parë në FA Cup, ishin fatale për Rotherham, të goditur psikologjikisht.

Sikur të mos mjaftonin golat e Sterling dhe Foden në portën e Rotherham fillojnë edhe autogolat, që e mbyllën historinë kualifikim, 45 minuta në avancë, me golin e tretë të Ajayi që befasoi portierin e tij në mënyrën më të keqe të mundshme.

Nuk ndalet Manchester City, edhe pse e kishte siguruar rezultatin kualifikues në raundin e katërt të FA Cup. Gabriel Jesus shënoi edhe golin e katërt për skuadrën e Guardiolës, duke dërrmuar Rotherham. Braziliani e pati fare të thjeshtë të depozitojë në rrjetë sugjerimin e Sterling në minutën e 53.

Ka kohë për lavdi edhe për Mahrez i kthyer pas dëmtimit, që shënoi në minutën e 73 golin e pestë. Otamendi përmirësoi shifrat 5 minuta më pas, ndërsa Sane i dha fund vuajtjeve të Rotherham me golin e 7.

Rrëzohet në Craven Cottage Fulham i Ranieri kundër suprizuesve Oldham. Përralla vazhdon edhe për Barnet (seria e pestë): në Sheffield fiton 1-0 dhe arrin për herë të parë në histori raundin e katërt.

England – FA Cup
Fulham 1 – 2 Oldham Athletic
Manchester City 7 – 0 Rotherham United
Millwall 2 – 1 Hull City
Preston North End 1 – 3 Doncaster Rovers
Queens Park Rangers 2 – 1 Leeds United
Sheffield United 0 – 1 Barnet
Woking 0 – 2 Watford



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *