• |
ide | kryesore

FA Cup/ Newport-Leicester…me “drita të kuqe”: faji i Christian Fucks, ndjesë Fuchs

Sport



Mbiemri i Christian Fuchs është shumë i përshtatshëm me lojëra fjalësh, të paktën në anglisht. E kush e di, nëse ai që e ka shkruar gabim në formularin e ndeshjes së FA Cup mes Leicester e Newport ka gabuar vërtetë, apo ka dashur të zbavitet pak…Ajo që ka ndodhur dhe u bë menjëherë virale është se në listën e lojtarëve që do të zbrisnin në fushë nga Fuchs… u bë Christian FUCKS.

E kështu, Christian…nisi punën, seksualisht duke folur. Në fakt, mbiemri i austriakut është përdorur shpesh nga tifozët e Foxes për lojëra fjalësh, aq sa është fotografuar shpesh me bluzën ku shkruhej: NO FUCHS GIVEN, ose më saktë …”nuk na plas fare”. Gabimi në listën zyrtare të formacioneve, është pasuar edhe nga ndjesa e klubit, por pasi Lineker (tifoz i Leicester) nuk i rezistoi dot publikimit të faktit në profilin e tij në Twitter. Edhe në këtë rast, ironia është dominuese: “We had a FUCH-ing nightmare”, një …makth i sh*****r”.


Duke u kthyer tek ndeshja, pavarësisht se tekniku Puel është francez, do ti ketë dalë nga goja një emër shumë i ngjashëm me “Fuchs”kur mbrojtësi i tij u kalua lehtësisht në aksionin e avantazhit të Newport. Gol që vet presidenti i klubit të League Two deklaroi se nuk e pa… se iu desh të shkonte në banjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *