• |
ide | kryesore

Kotzias i fut një kunjë Ramës, për arsyen e largimit të Bushatit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias i ka ngulur një kunjë Edi Ramës duke dhënë versionin e tij për shkarkimin e ish homologut të tij Ditmir Bushati. Gjatë një interviste për një radio greke Kotzias ka hedhur hipotezën që kryeministrit shqiptar i dhemb më shumë, atë se Bushati u shkarkua pasi ishte në sintoni me shtete si Gjermania dhe Anglia lidhur me ndarjen e kufijve të Kosovës. në deklaratën që nuk është cudi që të jetë konsultuar edhe me ish homologun e tij Bushati, Kotzias tha:

“Në këtë historinë e toneve të larta, më racionali, më luftëtari për pikëpamjet e tij, i ri në moshë, por një njeri shumë i pjekur, ministri i Jashtëm më serioz që kishte Shqipëria për të negociuar, zoti Bushati u largua nga detyra. E u largua, për mendimin tim, jo sepse kishte shumë vite ministër, siç thuhet në Shqipëri. Por, sepse kishte një pikëpamje të ndryshme për çështjen e Kosovës, domethënë nuk pajtohej me ndryshimin e kufijve”, ka thënë ai.

Ndrushe nga Edi Rama, Bushati e kishte cilësuar ndarjen e kosovës si një hapje të kutisë së Pandorës duke iu kundërvënë direkt protagonizmit të presidentit Kosovar Hashim Thaci.

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *