• |
ide | kryesore

Muri me Meksikën, Trump vijon të mbajë mbyllur qeverinë

Planet



Presidenti Donald Trump ka shprehur gatishmërinë që ta mbajë mbyllur qeverinë për muaj të tërë, madje edhe për vite.

Ngritja e një muri përgjatë kufirit me Meksikën vazhdon të jetë fokusi i përplasjes që ka mbyllur pjesë të tëra të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ngërçi ka hyrë tashmë në javën e tretë.

Përmes një postimi në Twitter, ai konfirmoi vendimin e tij për ngritjen e një muri përgjatë kufirit me Meksikën dhe u bëri thirrje demokratëve që të miratojnë fonde për këtë qëllim.

Pasi u takua me ligjvënësit në Shtëpinë e Bardhë për të dytën herë gjatë kësaj jave, Presidenti Trump tha se ai mundet ta ndërtojë murin edhe pa miratimin e Kongresit.

“Mund të shpallim gjendjen e emergjencës kombëtare dhe ta ndërtojmë me shpejtësi. Kjo është mënyra tjetër si mund të bëhet, por do përpiqemi ta realizojmë njëherë përmes negociatave”, deklaroi Presidenti Trump.

Presidenti kërkon rreth 5 miliardë dollarë për të ndërtuar murin kufitar dhe refuzoi ofertën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, për të rihapur qeverinë nëpërmjet një financimi të përkohshëm 30-ditor të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, duke i dhënë kështu më shumë hapësirë negociatave.

Nuk mundemi ta zgjidhim pa rihapur njëherë qeverinë dhe ja bëmë të qartë këtë Presidentit”, tha Pelosi. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *