• |
ide | kryesore

VIDEO/ Pamjet e tragjedisë me 3 të vdekur dhe 7 të plagosur në Levan – Tepelenë

Lajme, Të fundit



Vijnë pamjet e para nga aksidenti i rënë i ndodhur në aksin Levan-Tepelenë ku 3 persona humbën jetën dhe 7 të tjetër janë të plagosur. Nga burime të lapsi.al në vendin e ngjarjes thuhet se fillimisht një automjet është përplasur me një motor.

Nga ky aksident nuk ka pasur asgjë serioze, por pasagjerët e një autobusi të ndaluar janë afruar për të parë çfarë kishte ndodhur. Në ato momente një tjetër automjet ka goditur pasagjerët e autobusit që ndodheshin në këmbë duke shkaktuar tragjedinë. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe disa ambulanca. Zyrtarisht policia thotë se viktimat janë 2, një tjetër është në koma dhe 4 janë të plagosur në spital. ©LAPSI.al




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *