• |
ide | kryesore

Debati për Xing/ A i rruhet apo jo Ermal Mamaqit?

Arkiva, Kryesore



Rama në krevat, pastaj në dush, pastaj duke ngrënë mëngjes dhe kudo i shfaqet Ermal Mamaqi, humoristi i sotëm, që dikur këndonte himinin e fushatës së Sokol Olldashit kundër Ramës: “Ma kthe ma kthe qytetin tim”.

(VIDEO) Kur Ermal Mamaqi këndonte kundër Ramës

Ky spot televiziv (poshtë) që porsa u shfaq me pamjet e llahtarshme të një kryeministri që dukej më show man se Mamaqi nxiti debate të mëdha. Një zëri të gjithë kundërshtarët e Ramës e akuzuan si nje emision të stisur, në stilin e TV KLAN, ku kryeministrit në hall i duhej një operacion marketingu.

Vetë Mamaqi, që me sa duket e ndjeu peshën e të qenit në syrin e ciklonit, bëri një hyrje të gjatë në fillim të emisionit për të thënë se, qe ai që e kishte kërkuar Ramën për “dialog”, se detyra e tij ishte të bënte humor dhe të kapte audiencën më të lartë, përmes një njeriu që e shohin të gjithë, sepse gjysma e duan dhe gjysma e urrejnë.

Pikërisht kjo gjë i ka hedhur benzinë zjarrit të debatit: A është qëllim vetëm audienca në raste të tilla? A justifikohet me humorin shtrembërimi i realitetit?

Një nga njerëzit më kritikë me këtë shfaqe ka qenë edhe pedagogu Ergys Mërtiri. Ai e akuzoi para emisionit, Mamaqin se po bënte lavazhin e sforcuar të një kryeministri në hall.

Mamaqi dhe Rama u morën shumë me të gjatë intervistës dhe humoristi doli me shprehjen banale: “Mua nuk më rruhet, mua më intereson audienca”.

Andi Bushati: “Xing me Ermalin” si Shqipëria që ëndërron Edi Rama 

“Natyrisht, një drejtues emisioni është i interesuar për audiencën, siç u justifikua vetë Mamaqi, në shpjegimet që u mundua të japë për ftesën e bërë ndaj Kryeministrit shkruan Mërtiri dhe vazhdon: Por audienca, ashtu si dhe paraja, kërkon të fitohet brenda disa parimeve etike. Të fitosh audiencë duke i shërbyer qeverisë në momentet më kritike të saj, kur realiteti është kaq dramatik dhe indinjata shoqërore kaq e thellë, është thjesht dhe vetëm e turpshme. Askush nuk i ka kërkuar Mamaqit të rregullojë këtë vend, ndonëse do të ishte në dinjitetin e tij të ushtronte detyrën morale të profesionit që ka marrë përsipër, duke pohuar të vërtetat e dhembshme që rëndojnë qytetarët. Dakort, po e tolerojmë faktin që nuk e bën këtë, por nuk ia ka askush fajin kur bën të kundërtën, duke i shërbyer qeverisë për të trukuar imazhin e për të zbutur indinjatën qytetare” ka reaguar ai.

Por disi më i butë tregohet gazetari i djathtë Alfred Lela në një editorial të tij në Politiko.al.

Duke nënvizuar se Mamaqi e fiton jetesën duke bërë për të qeshur, ai thotë: “Në këtë kuptim nuk mund t’i kërkosh parodistit një ‘dalje’ nga vetja, mohim të vetes, shmangie të rolit i cili ai vetë është. Ermali nuk është intelektual publik, nuk mund të presim prej tij akte ala Çelentano apo Roberto Beninji. Jo vetëm se nuk ka pjekurinë, por as edhe shkallën artistike; si të vetëdijes dhe të intepretimit” e justifikon Lela shfaqen e Ermalit duke përmendur mangësitë e tij.

Por edhe kjo nuk mjafton si alibi për Ergys Mërtirin. Ai këmbëngul -, duke u nisur edhe nga ato që drejtuesi i programit tha në fillim të emisionit-, se Ermali nuk ka pasur qëllime qesharake, por edhe politike:

“Mamaqi u shpreh i habitur se përse njerëzit nuk reagojnë kur Rama del në emisionet e debateve politike, por reaguan aq fort kur doli në emisionin e tij. Si pa dashje, ai e vendos emisionin e vet tek ato politike, në një lapsus mjaft domethënës që buron drejtpërdrejtë nga subkoshienti. E pra njerëzit, si dhe vetë Ermali, e kuptojnë se ai po bën politikë më shumë se humor dhe kjo është arsyeja përse reagimi bëhet masiv. Shto këtu edhe faktin që kjo gjellë iu shpërndahet masave për ditë festash dhe situata nuk ka më nevojë për koment”.

Por atyre që e kritikojnë Mamaqin nga këndvështrimi opozitar iu është kthyer kundër Artur Zheji. Në një editorial në 360 gradë, ku thekson se “Rama nuk rrëzohet tek Ermali por tek sheshi” Zheji e merr në mbrojtje Mamaqin duke e trajtuar jo si një humorist, por si reklamuesin e produkteve si Golden Eagle. “…kjo është si në reklamat televizive, që shesin mallin e vet, në këtë rast, Ermali na “shiti” një kryeministër, shumë më të mirë se çe pandehin studentët, naftëtarët apo hallexhinjtë që ndjejnë ftohtë në këtë sezon, por këtë Ermali e ka bërë edhe me shumë të tjerë… edhe me opozitarë përshembull, që nuk janë të pashëm, së jashtmi dhe së brendshmi, me biznesmenë gjithashtu, po që dalin bukur fare në studion e tij.

E thënë me dy fjalë: Ja ka lyp Rama, në këtë rast Ermalit, një bojatisje dhe jo anasjelltas” ka shkruar Zheji.

E megjithëse Ermal Mamaqi deklaroi publikisht se nuk i rruhet për këto debate, ato vazhdojnë pavarësisht nga ai, me disa që e masakrojnë dhe të tjerët që e mbrojnë thjeshtë duke e trajtuar si një reklamaxhi që bën për të qeshur.

©Lapsi.al



19 Comments

  1. Andi eshte bere si ato konkat e vogla qe i mbajne ne krahe disa zonja te renda! Me nje ze te holle lehin keto qenushka dhe mundohen te thone se ato do ta mbrojne zonjen qe i mban ne krahe! Nuk mbrohet Saliu nga nipi i Kapos sepse nuk dihet ne se eshte Bushat?

    1. Po ç’hyn Saliu në këtë show idiot të Ramës me Mamaqin o Nobody ?
      Lere “nipin e Kapos” se ai në çdo shkrim të tijin, cilindo që të kritikojë , nuk haron që të përmendë edhe Saliun si “armik i partisë e i popullit”.
      Mos do të thuash se ti ndryshe nga “nipi i Kapos” që është sipas teje “një konkë e vogël”, je një qen i tërbuar Tërbaçi ?
      Nëse mendon vërtetë se je kështu, dil po ta mbajti para protestës së studentëve e ulërij si ujk kundër tyre, e të shohim sesa trim je kur të të zënë me huj.

  2. A ja vlen që në qendër të vëmendjes mediatike të vihet ky farë “humoristi” i një niveli akoma më mediokër sesa piktori Rama ?
    Në hallin që e ka gjetur Ramën me protestat e fuqishme kundër tij, ai duket kjartazi që kërkon që të varet për të shpëtuar edhe pas një fije kashte.
    Vuri si zëvëndës të tij Braçen duke menduar se studentët do të mereshin me te, me krahasimin e tarifave të ulta sa Braçja.
    Gjeti këtë shkurtabiqin e mediave, Mamaqin, për të tërhequr vëmëndjen e humorit nga “dueti” i dy metroshit me Braçen e Klanit.
    Më së paku nga mijra studentët që kanë dalë të protestojnë kundër qeverisë Rama, nja një mijë prej tyre janë ku e ku më inteligjentë se Mamaqi, më të talentuar për humor intelektual se ai e që po të ishin vënë përballë me Ramën në vend të Mamaqit, atij do ti kishte ikur fare fiqiri e do të kishte ikur nga televizioni,

  3. Mos e kritikoni Palaçon, persa kohe Pallati ka nevoje oer Palaçon po aq sa Palaçoja ka nevoje per Pallatin

  4. Thoni se Mamaqit,nuk i rruhet,e tje.Por cfar t’i rruhet mamaqit,nje eunuk,qe nga halli detyrohet te sperdridhet dhe te lepihet nga cilado ane,qe e shtyn era e jetes.Nje idiot,qe vete e deklaron (dhe me kenaqesi-bile) se une jam nje karagjoz. Me humor,merren shume aktore,por asnjeri nuk e ka quajtur vehten karagjoz,por e quajne ,humorist,klloun,aktor humori,e te tjera e te tjera…..

  5. Rama dhe mamaqi dhe nje here tallen karet me ju,kete rradhe ja u nxorren vitin e ri nga bytha ju skifterave bashke me mertirin lelen dhe zheji,klikimet ermali i mori nga ju qe rrini duke e share,e kuptoni sa kara jeni o skiftere

  6. Ore mjerane, me verte merreni me mamaqin? Po jeni ne vete? AI eshte nje bishto, nje gaztor. Lereni o qyqarin ne hall te tij.

  7. Po çfare duhet te presim tjeter nga ky “humorist” per derisa del ne skenë per tu matur me gruan se kush eshte me i larte.
    Keta “artistë” çfare nuk bejne per pak audience.
    Ky mender artist ka perdorur nje mender k/ minister dhe anasjelltas
    Perfundimisht ai vend ka marrë fund dhe kete e them me shume dhimbje sepse eshte vendi ku kam lindur dhe ku nje dite dua te vdes

  8. …..po kush eshte Mamaqi, qe duhet ti japim kaq rendesi….a i rruhet atij apo jo, neve nuk na rruhet fare!!!! ne si t’ia bejme ketij palloshit qe na ka vene shqelmin ne fyt?? per kete duhet te na rruhet!

  9. ore po ai sebashku me ramen ekuivalentet e mushkave qe shkembeu skenderbeu me rumunet jane .po ku egziston fjala ndere per mushkat vllahe ?

  10. Ermalin e ka rru perja qysh se eshte martu. Asht ba nje klloun i lekut, i neveritshem
    Nuk e di sa i kerkon kuote ditore kelesh me sjell ne shpi ajo borpastruesja

  11. ermali me i urryeri . nje bythelepires, shites produktesh . direkt nderoj kanalin. ermali duhet te kuptoje se njerezit paguajne per te pare keto stacione. emisione pa asnje lloj vlere kulturore, edukative, . ermali nje impotent si thote ENI COBANI,,

  12. Hello there,

    My name is George and I’d like to know if you would have some interest to have your website here at lapsi.al promoted as a resource on our blog georgemartjr.com ?

    We are updating our broken link resources to include current and up to date resources for our readers. Our resource links are manually approved allowing us to mark a link as a do-follow link as well
    .
    If you may be interested please in being included as a resource on our blog, please let me know.

    Thanks,
    George

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *