• |
ide | kryesore

(FOTO) PD: Sa kushton shtëpia e Edi Ramës në Surrel

Lajme, Të fundit

‘Vlera e shtëpisë superluksoze të Edi Ramës në Surrel është deklaruar 400 milionë lekë’ – deklaroi sot zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Sipas saj, ‘Edi Rama jeton mes luksit në një shtëpi prej gati 400 milionë lekësh, ndaj nuk mendon për studentët ose 290 mijë fëmijë që ushqehen vetëm 1 herë në ditë’. 

Sipas Zhupës, Edi Rama është treguar burracak, duke vendosur të mbrohet me gruan nga akuzat mbi pasurinë marramendëse të tij.

Image

Deklarata e plotë e zëdhënëses së PD, Ina Zhupa:

Edi Rama nuk ka ndërmend të plotësojë kërkesat e studentëve, për një arsye të thjeshtë: aty nuk ka aq shumë lekë për të vjedhur. Lekët e studentëve kryeministri i ka vjedhur prej kohësh përmes Ligjit të Arsimit të Lartë dhe sot vetëm tallet me studentët.

Për Edi Ramën ka rëndësi vetëm ruajtja e standardit të jetës mes luksit: Luks në shtëpinë e tij në Surrel, luks në zyrën kryeministrore me salla masazhi dhe dhoma puroje, luks me studion e punëve private me oxhak 18 mijë euro.

Sipas një dokumenti të brendshëm te OSBE-së, Edi Rama, për 11 vjet kryetar i Bashkisë së Tiranës, zotëronte në vitin 2015 një pasuri të fshehur 200 milionë euro. Imagjinoni sa është shtuar pasuria e fshehur e Edi Ramës, pasi ka dhënë çdo gjë me koncesion tek një grusht klientësh të oborrit të Surrelit.

Edi Rama e nisi karrierën me 10 milionë lekë dhe sot, vetëm vlera e shtëpisë superluksoze në Surrel është deklaruar 400 milionë lekë.

Ai thotë se tokën ku është ndërtuar shtëpia ia ka blerë gruaja. Dasmën e bën me kursimet e gruas, shtëpinë superluksoze e paska ndërtuar me kursimet e gruas. Madje edhe në bankën me pronarë fantazëm në parajsa fiskale e ka vënë në emër të gruas.

Edi Rama ka bërë zgjedhjen më burracake, duke vendosur që për të gjitha akuzat mbi pasurinë e tij marramendëse, të përdorë gruan si mburojë. Kryeministri ka detyrimin të shpjegojë pse luksi real dhe pasuria e tij nuk përputhen me deklaratën e pasurisë.

Image

Shqiptarët duan të dinë pse ata kanë fëmijët pa ngrohje në shkolla dhe konvikte, ndërsa Edi Rama ngrohet në oxhak 18 mijë euro.

Shqiptarët duan të dinë pse 290 mijë fëmijë ushqehen vetëm 1 herë në ditë, ndërsa kryeministri i tyre jeton si sulltan mes luksit, në një shtëpi që profesionistët e llogarisin me vlerë 2 milionë euro.

Fshehja e pasurisë marramendëse është arsyeja përse Edi Rama votoi kundër vettingut të politikanëve.

Ndërsa përdorimi si mburojë politike e gruas së tij është prova e degradimit të një kryeministri që e ka përdorur pushtetin për të varfëruar edhe më shumë shqiptarët, për t’i detyruar të largohen të pashpresë nga vendi dhe për t’u pasuruar me babëzi e lakmi të pafundme për vete.

Është koha që Edi Rama të mos fshihet me pas gruas, por t’i dale për zot dhe të japë llogari për luksin e paturpshëm në të cilin jeton!

8 Comments

  1. Edi Rama nuk eshte frkacak aspak; ai po tall bythen haptas: thote rrena te ndryshme per te njejten gje, jo se nuk di te rreje por e ben per karshillek: un tallem me ju dhe te ma hani se nuk me beni dot gje sepse ju kam blere te gjitheve ju qe keni ndonje media o partiçke ne dore! ( nuk them per bushtatin se nuk e kam marre vesh akome se ku i rreh por besoj se anon nga doçi)Fakti qe duke filluar me te “modhin” Kadare qe u shit per nje vend pune, e qe ahere nuk ndjehet me, te tjeret pastaj i ka blere e vazhdon ti paguaje me parate e vjedhura shqiptareve, e te droges, dhe te bankave qe vjedh here pas here!

  2. Dhe e ka deklaru shtepi 1-kat. Vetem ne shqiperi ndodh qe objekti mbi 8 metra i larte te deklarohet nje kat…… .Do dali ndonje i rilindjes pas meje e do thote genjen …… . Eshte njesoj si te behsh nje pallat 15 metra te larte pa dritare e ta deklarosh 1-kat, ose sikur Hotel Tirana pa dritare ta deklarohet ndertim 1-kat. Ja ky eshte karoministri shqiptar, pervcse hajdut edhe genjeshtar i klasit boteror

  3. Po ca flisni, po keshtu jane te gjithe pusht-etaret te majte e te djathte….Drejtori i Bujqesise ne Shkoder vjen ne pune me Q7 more burre…

  4. Ti patate shko ne shishtavec se atje e ke vendin,mos hajde ne tirane se i ben dem vetes mere mulin e nokes do i besh nder vetes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu