• |
ide | kryesore

Igli Tare nuk ndalet, “josh” Adekanye: sulmuesi nuk rinovon me Liverpool

Sport



Bobby Adekanye është gjithnjë e më pranë Lazio. 19 vjecari nigerian (pasaportë hollandeze) është në skadencë kontrate me Liverpool e nuk ka ndërmend të rinovojë me Të Kuqtë. Objektivi është shënjestruar nga Igli Tare, që kërkon një sulmues krahu për ta projektuar për të ardhmen bardhekaltër.

Shpejtësi dhe fantazi në kërkim të golit: ky është identikiti i Adekanye. Lojtari që ka një të shkuar në moshat e Barcelonës, ka bërë rrugë në Hollandë përpara se mbërrinte në Angli. Në këtë sezon ka totalizuar 9 prezenca dhe një gol në Premier, ndërsa ka bërë edhe katër ndeshje në Youth League, duke shënuar kundër Napoli e Psg.

Sulmuesi adoleshent është bllokuar nga Lazio për verën e ardhshme. Një akord me kontratë të paktën katër vjecare për nigerianin. Por është edhe mundësia për ta marrë Adekanye në janar, sigurisht duke shpenzuar dicka më tepër, por duke evituar konkurencën që po vjen në rritje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *