• |
ide | kryesore

Kutia e Pandorës / Si po luhet me kufinjtë në Ballkan

Kryesore, Lajme



Autoritetet serbe kanë reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, i cili tha se “kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë është hequr sipas parimit të Shengenit”. Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin thotë se kjo është një përpjekje për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, e cila sipas tij, “nuk mund të krijohet pa konflikte në mbarë Ballkanin, e jo vetëm me Serbinë“. Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq ka akuzuar autoritetet në Prishtinë për “cënimin e stabilitetit rajonal”. Ajo shfrytëzoi rastin për të krahasuar Kosovën me Republikën Srpska në Bosnjë-Hercegovinë.

“Duket qartë se tani po flitet për kufijtë, e si është e mundur që kjo të vlejë vetëm për disa, e jo edhe për Republikën Serpska“, tha Brnabiq.

Menjëherë pas këtyre deklaratave kanë reaguar edhe autoritetet në Sarajevë. Anëtari i Presidencës së B-H, Zhelko Komshiq tha se “kufijtë e B-H nuk mund të kontestohen në asnjë mënyrë, pavarësisht se çfarë ndodh mes Kosovës dhe Shqipërisë“. „Pse dikush mendon se politika e viteve 90-të tani mund të japë rezultate të tjera? Në vend se t’i kthehen bashkëpunimit, integrimeve evropiane dhe stabilizimit të rajonit, ata me këmbëngulje po përpiqen të tërheqin paralele totalisht të paqëndrueshme mes B-H dhe Kosovës”, thotë anëtari kroat në Presidencën e B-H, Zhelko Komshiq. Ndërsa anëtari boshnjak, Shefik Xhaferoviq pohon se përpjekjet për cënimin e integritetit territorial apo ndryshimet e kufijve, “nuk do të kontestonin ekzitencën e B-H, por do të cënonin paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit, sepse kjo do t’i jepte fund Marrëveshjes së Dejtonit, pra edhe strukturave të brendshme etnike të B-H”.

Korrigjimet e kufirit nuk janë të mundshme pa konflikte?

Bashkëkryetari i Iniciativës së Igmanit për Serbi, Aleksandar Popov, në një deklaratë për Deutsche Wellen rikujton tezat e diplomatit dhe gjeopolitologut britanik Timothy Less, i cili thoshte se pa krijimin e një “Serbie të madhe”, “Shqipërie të madhe” dhe “Kroacie të madhe”, nuk do të ketë paqe në Ballkan. Ai mendon se këta skenarë nuk janë të mundur pa luftëra të reja.
“Kur flitet për raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës, mendoj se këtu janë të përzier shumë amerikanët dhe se ata kanë dhënë idenë për heqjen e kufirit. Nëse kjo ide vërtet realizohet, atëherë i tërë rajoni do të ketë probleme serioze, sepse e gjithë historia nuk përfundon me kaq. Serbisë menjëherë do t’i bashkohet Republika Serpska, ndërsa ‘Herceg-Bosna’ (pjesa e Hercegovinës e banuar me shumicë kroate) do të bashkohej me Kroacinë. Nga B-H që e njohim sot nuk do të mbetej asnjë gurë mbi gurë. E ndryshime të tilla territoriale nuk janë realizuar kurrë pa luftë. Idetë të tilla realizohen në ndonjë konferencë paqësore pas luftërave”, thotë Popov.

Procesi i dhunshëm i ndryshimit të kufijve në Ballkan ka filluar në vitet 90-të, e ka përfunduar me Marrëveshjen e Dejtonit dhe krijimin e RS, thotë bashkëbiseduesi ynë. “Vazhdimi i këtij procesi mund të bëhet vetëm me luftë, por duhet ditur se konfliktet sot do të përfshinin një hapësirë shumë më të madhe, duke përfshirë edhe Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë. Këto janë lojëra luftërash ballkanike pa kufi. Luftërat e viteve 90-të kanë përfunduar brenda kufijëve të ish-repbulikave jugosllave. Konfliktet e reja për ndryshimin apo heqjen e kufijëve të tanishëm, me qëllim krijimin e shteteve të mëdha në Ballkan, do të ndiznin një zjarr i cili kësaj radhe do të përfshinte hapësira edhe më të mëdha”, thotë Popov.

Destabilizimi i Ballkanin cënon edhe BE

Popov beson se jashtë kontinentit të vjetër ekzistojnë fuqi, të cilat duan të cënojnë edhe Bashkimin Evropian (BE). „Presidenti i paparashikueshëm amerikan Donald Trump ka ndërmarrë ndërkohë shumë hapa për destabilizimin e BE dhe atë në momentin kur Evropa është më e plagosur se kurrë më parë, sepse brenda BE ekzistojnë kundërthënie të mëdha. Kam frikë se kjo mund të cënojë edhe vetë ekzistencën e BE”, pohon Aleksandar Popov.

Analisti politik në Sarajevë Almir Terziq mendon se krahasimet mes Kosovës dhe B-H, respektivisht RS si pjesë e B-H dhe Kosovës, janë një përpjekje e liderëve serbë që qytetarët e tyre në Serbi t’i bindin se ata nuk janë humbësit më të mëdhenj të territoreve në Ballkan dhe se Beogradi ende ka çfarë të thotë jashtë territorit të Serbisë. „Kur kemi parasysh proceset e tjera evropiane të cilat detyrimisht do të pasojnë, një politikë e tillë më së shumti do të dëmtojë pikërisht Beogradin. Përveç kësaj, Serbia edhe në kohën e sundimit të Aleksandar Vuçiqit po insiston për nënshkrimin me B-H të një marrëveshje, me të cilën lumi Drina përfundimisht definohet si kufiri me B-H dhe gjërat me kaq përfundojnë“, nënvizon Terziq.

Reaksion zinxhir

Ai kritikon edhe masat e Kosovës “të cilat nuk janë në funksion të forcimit të stabilitetit në rajon“. „Prishtina duhet të respektojë marrëveshjet ekzistuese, ndërsa autoritetet serbe, në radhë të parë kryeministrja Brnabiq, do të bënin mirë sikur të fokusohehesin tek zgjidhja e problemeve në Vojvodinë dhe Sanxhak, që të mos përballen me gjëra që nuk do të ishin të mira për Serbinë, rajonin dhe Evropën. Kohën e ndarjeve, nxitjeve dhe në veçanti kërcënimeve me luftëra të reja dhe me ndryshimin e kufijëve, duhet ta lëmë pas nesh. Ka ardhur koha e bashkimeve, në kuadër të BE”, thotë Terziq.

Ndryshimet, respektivisht “korrigjimet” e kufijve në Ballkan, nuk kanë pasur mbështetje në BE dhe në SHBA, që nga koha e viteve 90-të – ndonëse disa analistë thonë se Uashingtoni ka qenë i gatshëm të mbështesë parimin e korrigjimit të kufijve në kuadër të normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës. Por shumica e vendeve anëtare të BE mendon se ndryshimi i kufijve sipas parimeve etnike mund të shkaktojë konflikte të reja dhe dhunë. Ekspertët thonë se ndryshimet e këtilla të kufijve do të ishin një projekt i cili do të rezultonte me “reaksione zinxhir”.

Samir Huseinovic për Deutshe Welle



4 Comments

  1. serbet e din kush eshte e mira dhe kush eshte e keqa i njohin te drejtat,dhe te verteten njohin faktet dhe historin ,me mire se ne,por ato nuk njohin veten ,ky eshte problemi,se jane kthyer serbet grekerit maqedonet dhe gjitha ato qe ushtrojne padrejtesi ,si specia me e rrezikeshme mbi siperfaqen e tokes ,duke i thene padrejtesise drejtesi dhe drejtesis padrejtesi,keta u formuan keshtu ,sepse i perkellelen me trojet shqiptare duke u llene liri veprimi ne to,dhe keto manipulun histori dhe mashtuan popujt e tyre,me te paverteta kurse tani qe favoret jan per te drejtat hakun shqiptare hillen perpjete sikur neve ju kemi borxh dhe jo ato ne,ky eshte kulmi,shqipetaret nuk ka me fuqi tu diktojne se cfar duhet bejne,me ke duhet kene mardhenie miqesi,lilljet mes njeri tjetrit,cfar duhet te hane ku ta marrin mbasi sejcili ka te drejten e tije ,te prones dhe jetes formimit dhe zgjelljes,dhe nuk kan detyrim ti japin llogari askujt,nese deri tani ,ishte mashtrim persekutim nderkombetare shqiptare per nje shekull tashme shqiptaret ,nuk i nenshtrohen kujt dhe sejcili prej jush ndaj shqiptareve ,perpara se te flase te matet mire,mos ta leshojne gjuhen koken gjymtyret si me pare kunder shqiptareve ,se do tua japin ndeshkimin per shkak te historise 100fish,ju nuk ju duron me kush pafundesisht,me te tilla veprime ,dhe shprehje trysni dhe fyerje te na cenoni me dinjitetin tone ,as mbani me peng te drejtat dhe territorin ton ,kjo eshte shoqerore kujtes,duke ju thene se tashme si te merresh me padrejtesi ndaj tjetrit eshte njelloj sikur ti bish murit me koke dhe theni koken por ne fakt doni te thyeni murin pa demtuar koken por fatkeqsisht kjo nuk funksionon per ket periull kohore,nuk eshte koha gjithnje per asken ne te njejtin favor me padrejtesi ,ju ftoj te largoheni nga padrejtesit ,dhe ti ktheheni vetem hakut qe ju takon qe brenda kufijeve te paracoptimit etnik te shqiptareve vetem me munde dhe djeres ne vendin tuaj me aftesit tuaj te ndertoni begatin tuaj,dhe nese pretendoni marrdhenie pasi e drejta te kete shkuar ne vend ,ju keto mund ti arrini vetem permes vlerave sepse vetem me drejtesi hak vlera virtyt njerzit ne menyre te ndersjellte qartesohen ,mirkuptohen kan besushmeri dhe sikses ne marrveshje dhe bashkjetes,ju akoma po luani rolin e pushtuesit bashke me minoritetet ne trojet shqiptare gje qe per ju nuk eshte as mundesia e respektit dhe mirkuptimit perkrahjes ju akoma jeni ne shkallet e veprimit te deshtuara nderkohe qe pritni te keni suksese,kjo nuk funksionon ,kjo i njet nje lypsi te te vije nje nat ne shtepi dhe naten tjeter te thoj dil jashte se kjo eshte shtepia ime,po te ishte kaq e lehte pushtimi nenshtrimi asimilimi tjetrit,bota do ishte shkatrruar kohe me pare dhe sdo kishte mbetur gje per ju,tani ju keni shum borxhe dhe llogari per te dhene qe nuk ju shpetoni ,duke bere te kunderten ,tani i ngjani nje te arrestuari ne paraburgim qe pret daten e gjygjit ,prisni se do tu vije rralla te jepni llogari per kostot dhe pasojat qe shqiptareve ju sollet ne shekuj,meqe nuk doni ti pranoni kuptoni vini te drejtat ne vend dhe kerkoni ndjezse dhe mbesim miq,ky eshte nje komet nje ze qe vjen nga barra kostove dhe padrejtesive ne nje shekull ndaj nesh ,eshte nje veprim analize dhe mendim qe ben cdo banore i tokes po ti behej padrejtesi do ta benit dhe ju po tu behej padrejtesi,sic i bete juve kombit shqiptare ne nje shekull,padrejtesin e urrejne te gjith dhe sejcili kerkon dhe mbron te drejten e vet,perse heshtem nje shekull nuk do thot se pranojme padrejtesin qe tjereve tu japim lirit te drejtat ,por na u be gjithcka permes tralltis forces mashtrimit,ku zhvillimi solli ralitetin dhe faktet qe ju ju akuzojne mbajne kokulur ,dhe ndeshkojne perballe njerzimit,tashme shqiptaret fituan lirin triumfuan mbi fuqin dhe mashtrimin trysnit dhe presionet,duke pasur krah shok miq kudo qe mbrojne te drejten ,ju cfar deshiruat bet e dhat shfaqen ,tani pse ju doni te shkatrroni veten nuk ju ka kush faj faji dhe ndeshkimi do tu godas vetem ju asthu si goditi kedo gjat historise qe i sherbyen padrejtesise ku cmimit dhe ndeshkimit saje nuk i ka shpetuar nuk i shpeton dhe nuk do ti shpetojne kush prej gjallesave se mbi ligjet e ati qe i krijoj nuk mundi ti sfidojne firauni egjiptit ,ne asnje periull te historis e kush jeni ju te triumfoni me padrejtesi ju akoma nuk dini cflisni beni pergjegjsit dhe as pasojat,keni kohe akoma te zini mend

  2. tani pritet,,qe serbin ta vizitojne ,presidenti putin si mbeshtetsja dhe shpresa e fundit serbe,,por fatkeqesisht lojes ne padrejtesi ,i ka vajtur puna njelloj si mjetit qe i ka mbaruar karburanti,dhe nuk leviz dot ,kuptohet qe serbet duan kosoven grekerit deri ne shkumbim burrgaret sa te munden dhe malazezet shkodren ,keto piketa i kan vene me kohe ndertuar mite histori ndertuar kisha engjuj luftetare varreza,aleanca,por fatkeqesisht kjo ka deshtuar sepse zgjilljen nuk e jep forca injoranca raktetat teknologjia,jeni larg suksesit ,sepse nuk keni kuptuar thelbesoren ,si ne fakt funksionon jeta suksesi,vertete z,putin nisur nga lavdia fuqis,ushtarake ,fillon te projektojne strategji perfitimi,dhe nuk lejon ,ti dale perpara asnje fortese,se e thyren me fuqi,por cfar ndolli me vucicin e vogel pasi i vune taksen qin per qind shqiptaret per mallrat dhe ra ne gjunje,ju lutem shqiptareve si zotit,hiqeni taksen ,pacmangeshem dhe mbeshtetesi tyre uroj te mos perfundojne duke thene ju lutem si zotit,jo hiqeni taksen por mos me shembeni ekonomin,,si ndollin keto pune ,,pergjigja eshte e thjeshte ,nese nuk deshironi te humbisni perfitoni,humbet individi apo kolektivi ,me padrejtesi,kur tjereve ju ben padrejtesi,analizonie padrejtesin ne te gjitha detajet ne te menduar ,ndolleni te stresuar ne te folur tjeret ua mbyllin gojen me fakte,ne te vepruar padrejtesia me te malle ka demin se dobin analizojeni fetarisht shkencerisht dhe praktikisht,do te bindeni qe padrejtesia nuk eshte krijim funksioni dobie apo permblell kur futet si element zhvillimi apo behet sistem jete ,ajo gjat zhvillimit saje nuk do gjeni paqe,qetesi zgjillje siguri harmoni shprese shpetim suksese dashuri,,formim jet ,shperblim ,vlere,harrojeni ,mos u zhgenjeni ,shikoni te verteten drejten hakun ,analizonie,mire,dhe do bindeni qe ne te do gjeni ,gjithcka qe ju qarteson qeteson keni siguri ,paqe zgjillje shprese shpetim funksion vlere dobi perse ndoll kjo sepse krijuesi mall i krijoj keshtu per te na sprovuar ne ,dikush ven prioritet varesin ne egon e pushtetit dhe parase ,qe baza eshte stomaku ,qe i perket trupin me nje jete te kufizuar dhe nje dite vdes kalbet ne toke dhe dikush ,varesin e ka tek zoti per te shpetuar shpirtin qe ka perjetesin ,dikush kerkon ferrin me padrejtesi ne dy botet dhe dikush parajsen ,gjerat jan te ndara,por ne fakt ka nje dicka qe e kemi gjith si gjini njerzore e duam te drejten hakun te verteten drejtesin per vete,sepse u krijuem me te na freskon kemi zgjilljet shpresen shpetimin ,dhe padrejtesin e urrejm te na behet ,por ka prej atyre qe pervete e duan te drejten ndersa tjereve ju bejne padrejtesi,por qe padrejtesia si krijim mban me vete shum sfida bashke me perfundim te keq per ato qe e lozin pacmangeshem ,por qe kete nuk e deshirojne ta kene ,por ja qe kjo eshte dhurata shperblimit per padrejtesin qe zoti i percaktoj,humbjen ndeshkimin shkatrrimin ,u provuan gjitha menyrat ,per te sunduar njeriun ne padrejtesi gjitha deshtuan me perjashtim njera drejtesia haku e verteta,ju ,vertete permes korrupsionit ndat coptut shkatrrut keqi nformut,,ku gjithcka u be me dyre nte mbyllura kunder te gjitheve me nje konkurence te pa pare ,por ne kete zhvillim 1 shekullore me padrejtesi,u krijua pasqyra ralitetit ,me fakte e pamohueshme qarte pastert shikueshem dukeshem prekshem ,per gjithcka u be fshehu ,ishte padrejtesi me fjale mendje zemra ligje marrveshje te mbyllura ku veprimet e hapura ,ju akuzojne ngado qe te hillet shikimi se cfar u luajt dhe po luhet ,por fatkeqesisht ju akoma nuk kuptuat bindet pranuat dhe praktikonit dobin zgjilljet qartesin shpresen dhe shpetimin tuaj,qe eshte garant me njemilion perqin si fetarisht si shkencerisht si praktikisht ,e vertetoj zoti profetet dietaret shkencetaret qe e verteta drejta haku rregulli ligji qe permbane jane raliteti funksional i qartesis zgjilljes siguris paqes shpreses shpetimit,njerzore,dhe padrejtesia e kunderta jo funksionale jo zgjillese jo qartesuese jo e paqes jo e siguris jo e shpetimit,mjafton per sejcilin te analizojn veten ne keto rajitete dhe ne menyre te ndersjellte,te pranojne per te gjith ate gje sejcili deshiron pervete ,duke mundesuar keshtu nje rrug zgjilljesh paprobleme ndryshe po fillon nje ral;itet i ri tani pas bindjes per te gjith ne kete ra;litet mashtrues nje rrug e re prroblemesh pa zgjillje per te gjith duke i terhequr dhe fundosur te gjith drejt fundit te tmerrshem por qe ket asnjeri per vete se deshiron por padrejtesia ketu i terheq,uroj mirkuptim ,vlersim raliteti ndarje problemi dhe pranim zgjilljesh me drejtesi hak sipas fakteve historis lirive dhe te drejtave

  3. shpresoj qe cdo banor i tokes pas keti qindvjecari,te mbyshur me padrejtesi ,ky faktet raliteti,akuzojne autor dhe aktor ,,te hapet dhe fshehte,ku tashme per sejcilin krimi dhe hija eshte bere pasqyr identifikimi ,qarte per te gjith dhe ska nevoje per koment,bota po sundohet me forc,dhun ,padrejtesisht,ne emer te drejtesis,pas gjith kesaj qe ka ndollur per nje shekull ne mezin e te gjitheve,,ne baze te vertetes rregullit mases,padrejtesia ashtu si nuk ka rendiment ne asnje fushe shkencore,nu eshte funksionale, nu eshte funksionale as ne sistemet e planifikimit dhe menaxhimit jetes,njerzore kontrollit saj,faktet flasin vet ajo nuk ka karakteristika funksioni dobie zgjillje sigurie paqe shpetimi perderi sa eshte e kunderta e zgjilljeve e kunderta e paqes dobis vet funksionit,sepse shkatrron vet masen,ky eshte fakt i kryer i pranishem dhe ralitet aktiv,padrejtesin nuk mund ta faktojne kush si dobi,as zgjillje as funksion as paqe,per asgje te mire,o njerz mos u nisni nga mendja fuqia ,sepse gjitha i kemi spontane te kufizuara,kur kerkojme te zgjillim dicka binduni se zgjillja nuk orientohet per asgje ,ajo eshte e percaktuar dhe krijuar ajo eshte e gateshme per gjithcka mjafton vetem ta pranojme dhe praktikojme ,per gjithcka kemi nevoje afatshkurter dhe afat gjat,per formim dhe per zbatim kjo eshte e verteta drejta haku,rregulli masa ligjet,si funksionon jeta dobit ,kurse deshirat duhet tua nenshtrojme ligjeve rregullave mases jo sipas deshirave te nenshtrojme ligjet,rregullin masen jo zoterinje ,rregullat ligjet masen te drejten e krijoj percaktoj vetem zoti,po kush jemi ne te urdherojme ate ne krijimin e tije,ju per nje shekull i provuat gjitha format,njerzit u perpoqet ti formoni si deshet por sja arritet sepse njeriu ka logjikkaimunitet nga krijuesi te pasfidueshem nga askush nga njerzit,ju urdheroni njerzit por jo krijuesin ,jo gjallesat ,tek te cilat ju planifikoni jeten zgjilljet,nuk u krijua asgje shkel e shko por gjithcka sipas nje rregulli preciz me rregull ligj mas drejtesi hak funksionon dhe jep dobit prej ku varemi te gjith,,tani ndjeshem ne kete fillim shekulli te gjith ndjejne mungesen e drejtesise rregullit mases krijuesit tyre ne gjitha dimensionet e jetes, sepse po ndolle ajo qe asnjeri prej nesh nuk deshiron e then shkurt po zbrazen dobit duke filluar nga qenia njerzore,vlerat virtyti morali,pastaj tek gjallesat duke u shkatrruar po bien mundesia e dobive ndaj nesh nga ku varet ekzisten ca jon ,te gjithcka ham pim vishemi apo kemi nevoje,vall nuk eshte koha te vlersojme analizojme bindemi dhe ti sherbejme vetes sone me drejtesi hak duke u sherbyet gjithckaje si vetes,sepse pa kuptuar universin nuk mund te kuptojm veten dhe duke vlersuar universin neve duhet te pershtatemi me te pranushem me rregullat e funksionit tije,un mendoj se nuk duhet te gjurmojme njeritjetrin se ku kan pikat e dobeta dhe forta sejcili per ta luftuar dhe gjunjezuar grabitur dhe shkatrruar,mbasi po shkatrrojme drejtperdrejt vetet tona,te mos planifikojme armikun sepse sejcili armik te vetes ka vetveten e tije,egon per para dhe pushtet,dhe kjo ego e shtyn te shpenzojne per te grabitur tjeret duke i futur gjith ne konkurencen e shkatrrimit ky eshte kulmi te duash veten me shpirt dhe ti sherbesh shkatrrimit tend me gjymtyre,duke u perpjekur te shkatrrosh tjetrin ,sepse dhe tjetri kunderpergjigjet,ndersa shkatrrimintend se don ,nese sejcili ben llogari padrejtesia,nuk ka fitim humbjen e ka me te malle se dobia,,esht krijuar si e tille,un ju ftoj qe njeriu si qenie dhe gjith njeritjetrin ta vlersojme dhe pranojme ne vleren qe kemi qe ne krijim nuk u krijuam per te qene armiq te njeritjetrit por adhuruar krijuesin e gjithesise dhe per te qene ndihmes dhe plotesues ne dobi me drejtesi hak si gjitha gjallesat ne zinxhirin e vet, ju ftoj ne mirkuptim drejtesi hak te verteten nese vertete e deshironi ,te drejten tuaj jeten lumturin zgjilljet shpresen shpetimin sigurin paqen ,e verteta drejtesia haku rregulli masa ,permes vlerave virtytit,jan vula zgjilljeve per gjith problemet mbi siperfaqen e tokes mos u vetzhgenjeni koha nuk pret,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *