• |
ide | kryesore

Meta flet për ndryshimet në qeveri: Ajo që më shqetëson tani…

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta dha një përgjigje diplomatike lidhur me shkarkimin e 70% të ministrave në një intervistë për gazetarin Adi Krasta në News24. Kreu i Shtetit tha se është më i shqetësuar lidhur me negociatat që duhen çelur me Bashkimin Europian sesa për emrat e ministrave.

“Ajo që më shqetëson në këtë fillim janari, është ajo pikërisht që shpreha një ditë pas vendimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian në qershor, se “Shqipëria do të ketë një mundësi qershorin e ardhshëm”, pra atë që po vjen, për çeljen e negociatave, nëse do të realizojë disa suksese në disa reforma kyçe që tashmë dihen. Madje edhe një ditë pas unë kam thënë që nuk është koha për t’u gëzuar, sepse një vit kalon. Siç kalon një ditë, do të kalojë edhe një vit.

Shqetësimi im është që në këto 16 muaj nuk kemi atë klimë përgjegjshmërie midis aktorëve kryesorë, në radhë të parë do të thoja të qeverisë e të opozitës, dhe të funksionimit të Kuvendit për të dhënë ato garanci që kanë nevojë të gjithë qytetarët shqiptarë, ose partnerët ndërkombëtarë se Shqipëria do të mundë të çelë negociatat në qershorin që po vjen. Kjo është më e rëndësishmja” – tha Meta dhe shtoi:

“Çështja e ministrave? Kjo është një zgjidhje e kryeministrit për të bërë vlerësimet e tij, për të propozuar, për të dhënë shpjegimet e tij. Për mua, sikurse e kam shprehur që ditën që jam njohur me këto ndryshime, duhet të ndryshojnë disa politika, sepse e kam thënë dhe e them prapë: “Mund ta ndryshojë çdo ditë ministrin e Bujqësinë. Në rast se nuk do të ndryshojmë politikën për bujqësinë, mbështetjen për bujqësinë, kjo është një gjë që nuk do t’u shërbente as fermerëve, as ekonomisë sonë kombëtare dhe askujt tjetër” – tha Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *