• |
ide | kryesore

Meta ka një këshillë për bojkotin e opozitës dhe djegien e mandateve

Lajme, Të fundit



Në kushtet kur beteja politike mes mazhorancës e opozitës është ashpërsuar së tepërmi dhe kur shumë zëra nga radhët e pakicës kanë hedhur në opinionin publik idenë e djegies së mandateve, Presidenti Meta “këshillon” se më shumë se sa debati rreth këtij opsioni, opozita duhet të fokusohet tek një tjetër qasje, sipas tij më konstruktive dhe institucionale.

“Ajo që unë kam kërkuar dhe kërkoj gjithmonë është që opozita pavarësisht se ka vërejtjet e saj për funksionimin e Kuvendit dhe në shumë raste ka të drejtë për fat të keq, nuk mund të mendoj se duke qëndruar larg Kuvendit ndihmon veten e saj, ndihmon Kuvendin, të përmirësohet apo të funksionojë më mirë.

As nuk duhet t’i shkojë mendja se duke djegur mandatet dikush në Bruksel apo diku tjetër do të mbetet pa gjumë. Mendoj se opozita duhet të ketë një qasje tjetër shumë më aktive, më konstruktive dhe më institucionale”, – ka “këshilluar” Presidenti Meta gjatë një intervistë të dhënë sot në mbrëmje për gazetarin Adi Krasta në News 24.



1 Comment

  1. Edhe ndenjtja deri me sot ne parlament, nuk ka qene produktive, jo nga qendrimi opozitar, por nga mos marria parasyshe e shume amendamenteve te opozites, si dhe perbuzja e saje atje, nga keta qe demokracine e kane pushtuar, e bejne lojen e demokracise. Per mendimin tim, pjesemarrja ne ate parlament, me kryetar ish minister te brendeshem te komunizmit, e shume aktoreve te tjere trashegimtare, e vulen e ve qendrimi arrogant i psikopatit KM, opozita me mire e me produktive do jete ne diskretitimin e ketij pushteti me te tere bemat e saj. Ky parlament i vjedhur, vetem poshtersi pjell.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *