• |
ide | kryesore

Moti i keq, këto janë rrugët ku duhet të bëni kujdes

Lajme, Të fundit



Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftim të shpërndarë për mediat shprehet se të gjitha akset kryesore nga veri në jug të vendit nuk kanë probleme dhe pjesa më e madhe e tyre është trajtuar edhe me kripë.

Mes tjerash, ARRSH-ja porositë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjali stikën rrugore në akset të cilat konsiderohet si më problematike.

“Në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka probleme, pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta, qarkullimi bëhet pa zinxhirë, zonat promblematike janë trajtuar me kripë.

Kompanitë me mjetet borëpastruese janë në punë të vazhdueshme për pastrimin e rrugës. Rekomandohet të kalohen me zinxhir: Ura Cerenecit-Steblevë, Dardha në lartësinë mbi 1300 m.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.”, thuhet në njoftim



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *