• |
ide | kryesore

Neymar i bien flokët në Coupe de France!

Sport



Do ishte bukur nëse do flitej për veprimet spektakolare, golat e cmendur apo asistet milimetrike të Neymar Jr. Por gjithcka me të cilën braziliani po bëhet prezent nuk ka lidhje me lojën. Flitet gjithnjë për sjelljet e tij, daljet mondane, akrobacitë pasi ka pësuar (ndoshta) një faull ose për flokët e tij. Në fakt, pas fotove me modelin e tij të ri, braziliani është parë pak deri në prezantimin e parë të 2019, atë kundër Pontivy në Kupën e Francës, kur tre nga gërshetat false të shtuar tek flokët e tij të vërtetë, i ranë nga koka. Domethënë, një ndeshje ku të bien flokët…

Nuk ka rëndësi se ka luajtur një ndeshje super, as që shënoi golin e dytë: sepse flitet vetëm për gërshetat e tij. Qesharake, por kështu është e ndoshta ka filluar që kur verën e kaluar Eric Cantona e pagëzoi flokë makarona.

Gjithnjë në rrjetet sociale, O’Ney nuk e humb sensin e humorit … por jo për shumë: publikon në Instagram një imazh të tre gërshetave ‘të rënë në betejë’ duke shkruar “Pas pak” me dy ikona që qajnë. Kushedi nëse bookmakers do ta kuotojnë aplikimin e gërshetave në kokën e kampionit brazilian, apo do të besojnë në bastin ‘spastrim total’, në varësi të asaj që Neymar ka dashur të thotë me postimin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *