• |
ide | kryesore

Ngo’o, rebeli që u bë i domosdoshëm tek Tirana

Sport



Tirana gjen sulmuesin e munguar, pikërisht në “oborrin e shtëpisë”, në një kohë që bomberi kryesor është një temë e ndjeshme në të gjithë skuadrat e Superiores. Zgjidhjen e gatshme dhe duhet pranuar, shumë kualitative, e kishte Tirana dhe bardheblutë nuk hezituan ta përdorin. Michael Ngo’o, vigani i sulmit bardheblu, ndoshta mund të ketë ca problem temperamenti, por në fushë është nga ata që dinë të imponohen.

Rebeli i shtëpisë bardheblu, është kthyer tashmë në armën plus të 24 herë kampionëve për gjysmën e mbetur të sezonit. Tre ndeshje, ato të fundit të Tiranës në 2018 kanë konfirmuar atë që Ardian Mema e dinte, pavarësisht se ishte në “krah të hekurt” me anglezin kontrovers. Indicjet ishin dhënë që kur Ngo’o mbërriti nën urdhërat e teknikut, por edhe më parë, në deklaratat e Memës se gjithcka ishte qartësuar mes tyre.

Një bisedë, tre performanca dhe një vendim… Micheal Ngo’o do të jetë në qendër të projektit bardheblu, ndoshta për edhe më shumë se kampionati actual. Drejtuesit e Tiranës e konfirmojnë vendimin për ta vazhduar përpara me shtatlartin, një që përvec fizikut, ka treguar se di të bëjë mirë edhe me këmbë.

Nuk ishte rastësi zgjidhja e kontratës së maqedonasit Dejan Blazhevski. 33 vjecari vërtetë nuk i afirmoi pritshmëritë, me vetëm tre gola, por në situatën në të cilën ndodhen bardheblutë, vështirë se drejtuesit e klubit do ta kishin lënë teknikun Mema pa zgjedhje, po të mos ishte për Ngo’o…e tani topi është në këmbët e anglezit, nëse do të dijë ta manovrojë si duhet…drejt portës është fjala.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *