• |
ide | kryesore

Njeriu zemër-artë Pogba: dedikim special për Bryan, lojtarin e vogël të Juventus që mposhti kancerin

Sport



Një histori e bukur, madje e mrekullueshme. Bryan, lojtari i vogël i Juventus, është kthyer në fushë të veshë fanellën e skuadrës së tij të dashur në ndeshjen kundër Bologna, sfidë për Under 15, që ka parë bardhezinjtë të fitojnë 3-1. Por rezultati nuk është se ka rëndësi: ajo që është e rëndësishme është se Bryan, ka veshur përsëri fanellën me numër 18 e më në fund ka luajtu përsëri. Është një mrekulli sepse Bryan është kthyer në fushë, pasi ka mundur një tumor.

Historia, pjesa e keqe por që fatmirësisht është mbyllur, nisi në 2015: protagonist me fanellën bardhezi që nga të vegjlit, Bryan zbuloi se kishte një tumor. Filloi një periudhë e vështirë, në të cilin klubi i qendroi pranë, e mbi të gjithë Paul Pogba që i dedikoi një gol në derbin për Kupën e Italisë, të shkruar në fanellë.

E tani, pas rikthimit në fushë, francezi ishte po i pari që përqafoi tifozin e tij personal: “Një bekim! Shpresoj të të shoh së shpejti, Bryan! Jam krenar për ty – ka shkruar Pogba në tëitter – ishe një burim i fortë inspirimi”. Një mesazh emocionues për të mbyllur bukur një histori…




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *