• |
ide | kryesore

Real ka një telash më shumë, Modric del hapur: “Problemet tona nuk janë arbitri dhe Var, por…”

Sport



Ikja e Cristiano Ronaldo duket se është vetëm pjesa e parë e një perandorie që po shpërbëhet. Është një dëshirë për tu larguar e të gjithëve që deri tani Real Madrid e ka bllokuar, por që shpejt mund të bëhet e papërballueshme. U kuptua që në fillim të sezonit dhe e konfirmoi humbja në shtëpi e Real Sociedad. Sepse pas zërave të merkatos së verës për Marcelo e cështja Isco, kthehen fuqishëm dyshimet për Luka Modric.

“Problemet tona nuk janë arbitri dhe Var: shumë prej nesh nuk po luajnë sipas standardeve të tyre, unë i pari. Nuk mund ti nisim skandal të gjitha ndeshjet. Krijojmë shumë, topi nuk hyn, por nuk është cështje fati: duhet të shohim në fytyrë realitetin e të përmirësohemi, duke arsyetuar si burra për ti rregulluar gjërat”, tha mesfushori kroat.

Është e qartë se Modric e ka humbur durimin. Pasi qendroi në Madrid, ndoshta jo shumë i bindur, mund të ketë ardhur moment për të nisur një aventurë të re. Ndoshta tek Inter, skuadër që e dëshiroi pak muaj më parë, e që mund të kthehet në varkën e shpëtimit për mesfushorin e palumtur në Bernabeu.

Ndoshta kontrata që mbyllet në 2020 e që nuk është rinovuar akoma dhe 34 vjecari nuk ka ndërmend ta bëjë. Dëshira e lojtarit mund të jetë decisive, për të bindur Florentino Perez që të mos e rrisë cmimin. Për tani Ausilio mbetet në pritje, por në ndryshim me disa muaj më parë, blerja e Modric nuk duket më aq ëndërr.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *