Të gjitha shkollat e larta të Tiranës sot kanë bojkotuar mësimin në ditën e parë të vitit të ri. Në disa prej fakulteteve kryesore u varën banderola të mëdha ku shkruhej “Bojkot” ndërsa godina e rektoratit në shëshin nënë tereza u mbulua thuajse e tëra nga një parrullë gjigande. Që në ora 08 30 të mëngjesit studentët protestues bllokuan dyer e fakulteteve në mënyrë që asnjëri të mos hynte në mësim. Studentët më aktivë në protestë tek inxhinjeri e ndërtimit kanë deklaruar për mediat se kjo ishte një masë e marrë ndaj kërcënimeve dhe telefonatave që ta dhe prindrit e tyre kanë pasur për të ndërprerë manifestimin përpara kryeministrisë. Kjo ka pak gjasë të jetë e vërtetë sepse bllokimi ka ndodhur në shumë vende dhe duket që ai nuk ka qenë një reagim i çastit por një strategji e menduar më parë.
Ky episod është përdorur edhe nga Edi Rama për ti dhënë peshë më të madhe propagandistike në komunikimin e tij publik: “Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore” shkroi menjëherë pas transmetimit të pamjeve të para filmike kryeministri. Mediat pranë tij kanë filluar ti bëjnë jehonë fakteve se disa studentë tek Universiteti Bujqësor i janë rikthyer mësimit po ashtu si edhe disa të tjerë në Elbasan.
Megjithatë në ditën e parë të rikthimit në shkollë në 7 janar duket se pjesa më e madhe e studentëve i janë bashkuar thirrjeve të organizuara për bojkot dhe numri i atyre që nuk janë paraqitur në auditorë është disa fish më i lartë se ai i atyre që kanë vendosur të marshojnë drejt kryeministrisë dhe të protestojnë para saj.
Ndërkohë lëvizja “Për Universitetin” ka theksuar me një parrullë gjigante para kryeministrisë thelbin e kërkesave për Edi Ramën që po mbajnë gjallë protestën:
Ul tarifat e masterit!
Vota studentore 50%!
Dyfisho buxhetin!
Jo para për privatët!
ANULO LIGJIN!
Ndërsa studentë të tjerë me sa duket të mirë organizuar kanë mbuluar sot godinat me thirrjet për bojkot.
Fakulteti i Shkencave Sociale bojkotoi dhe nisi marshimin protestues në orën 10:00
Fakulteti i Shkencave të Natyrës bojkotoi dhe nisi marshimin protestues në orën 10:00
Banderola e varur tek rektorati: “Sot vendosim ne”
Filologjiku
Inxhinjeria
©Lapsi.al
MINISTRAT E RINJ S KANE DIPLOME . STUDENTET E KANE ZBULUAR KETE .
Parrulla e madhe,po studentet ku jane,elbasani,korca,gjirokastra,vlora,durresi ne mesim,fakulteti drejtesise,mjeksise,ndertimit,ekonomise etj ne mesim,ju te lapsit beni lajm me studente te blere nga PD e Lsi dhe thoni studentet ne proteste me ish drejtora te PD e Lsi per ju keta ja studentat e shqiperise,ata qe dalin jane skiftere dhe shpellare e malokeri.
Shkulkar ku Jane studentet,cbehet me Katovicen,gjetet shurrtore apo do ta bejne ne breke,Kule Po kreh manallin,Balliu eshte me proof.Mziun,na JEpni ca pamje me 3 D te protestes ne Durresit,Elbasan dhe Baldushk.Edhe cerdhet Jane bojkotuar nga Katovica.Poshte Rama,Meta,Moniqa dhe qytetari Basha.Ne jemi me just qe lexoni asgje.
Protesta eshte e drejte. Ju duhet mbeshtetje e te gjitheve
Nese nuk do protestojme, nese nuk do tregojme qe ekzistojme, kemi pranuar te na neperkembon, grabisin, dhunojne , mashtrojne disa rrembythje, ca mostra, qe ju kemi besuar menaxhimin e lekeve tona dhe pasurive te ketij vendi.
Eshte nje bande qe livadhis dhe dhjamet ne kurrizin tone. Argalisen, shesin pordhe me para te vjedhura. Reagoni o njerez, zgjohuni mos e lini fatin tuaj dhe te familjes ne dore te ujkut Rama.
Katovica nuk shperbehet me! Ki marre fund si komb!