• |
ide | kryesore

Studentët në protestë: Kanë shantazhuar prindërit

Lajme, Të fundit



Një prej studentëve organizator të protestës është shprehur se prindërit e tyre janë shantazhuar në mënyrë që fëmijët të shkojnë në fakultete e të mos dalin në protestë.

Studentët, të mbledhur para kryeministrisë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave që Rama publikoi në lidhje me plotësimin e 8 kërkesave që ata kanë.

Ata kërkojnë ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë.

 “VKM, kryeministri i ndryshon në çdo moment. Duhet votimi i plotë i kërkesave tona të bëhet në parlament dhe të amendojë ligjin, që kushdo të vijë në qeveri mos të guxojë ta prekë ligjin e arsimit të lartë”, tha një prej studentëve protestues.

Drejtimin e disa studentëve për në auditore, studentët protestues e quajnë nënshtrim ndaj sistemit, gjë që nuk duhet të ndodhë.

“Qëndroni të bashkuar, merrni shkokët edhe shoqet, kjo protestë është për gjithë rininë”, u shpreh njëri prej tyre.



2 Comments

  1. Eshte normale presioni, kercenimi, shantazhi, blerja. Kete e ben nje pushtet i kalbir ne degradim, i tmerruar dhe korruptuar deri ne kocke.
    Ju kane frike, eshte ne fundin e vet ndaj duhet te qendrojme te gjithe deri ne fund me vendosmeri.

  2. kur e thoja une kete , shoket ja futen vrapit dhe me ben dalje. shyqyr qe u organizuan. kjo po qe eshte shoqeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *